Gara për “Final 4”, ja kalendari i bardhekuqve të Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 23:09

Gara për “Final 4”, ja kalendari i bardhekuqve të Skënderbeut

Kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në mbyllje të kampionatit të rregullt me 36 javë. Skënderbeu është plotësisht në garë për të shkuar në “Final 4”, pasi aktualisht mban vendin e 5-të, por me pikë të barabarta me Dinamon e vendit të 4-t.

Skenderbeu

Kryeqytetasit janë më lart në renditje për shkak të rezultateve në ndeshjet direkt. Megjithatë, situata mund të ndryshojë me 3 ndeshjet që kanë mbetur. Korçarët luajnë fillimisht me Partizanin në kryeqytet, më pas presin Laçin dhe në fund luajnë me Vllazninë në Shkodër.

Një kalendar i vështirë në fakt, por gjithçka mund të ndodhë dhe korçarët do të luajnë shanset e tyre për të qenë mes 4 më të mirëve të kampionatit. Për rrezikun e rënies nga kategoria tashmë nuk mund të flitet më, pasi diferenca me vendin e 8-të është e konsiderueshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"