Gaz Demi: Dua edhe një derbi me Tiranën në “Final 4”, me Shehin….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 21:42

Gaz Demi: Dua edhe një derbi me Tiranën në “Final 4”, me Shehin….

Partizani fitoi derbin kundër Tiranës, me shifrat përfundimtare 2-1. Një gol i shënuar në minutat e fundit të lojës, bëri që çdo tifoz i kuq të shpërthente në festë, dhe normal jo vetëm tifozët por edhe stafi teknik me gjithë presidentin Gazmend Demi. Ky i fundit ka dhënë një intervistë për “SuperSport” ku shpjegoi pak për festën që bëri pas këtij triumfi.

bandicam 2024-04-29 21-29-14-717

“Në këto 11 vitet e mia kemi bërë shumë festa dhe i kam ndaluar pak, edhe dje kam pasur babanë pa qejf dhe nuk bëmë ndonjë festë. Përveç atë festën e përditshme, pimë ca uiski me Ges Shehin, ish-trajnerin e Tiranës.

Tek Partizani kanë qenë gjithmonë marrëdhëniet e mira. Mendoj që bëmë një ndeshje të bukur, mund të kishim fituar me thellë. Por u kënaqëm se fituam në fund, dhe kjo të kënaq më shumë. Që të jem korrekt dhe i sinqertë, derbi jo vetëm për mua por gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët është gjëja më e bukur dhe do të jem shumë i gëzuar të kemi fatin të bëjmë një derbi tjetër ose për finalen e madhe ose në një nga pjesët pasi nuk e dimë as ne në çfarë vendi do të jemi.

Kështu që derbi është një gjë e bukur, Tiranës i uroj fat është një çik në momente të vështira, por do të jetë një gjë e bukur për të gjithë”, tha Gazmend Demi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"