“Jam i kënaqur me atë se çfarë tregoi ekipi”, Endri Zjarri pas humbjes me Elbasanin: E teta e Superiores luan në fushën e vet dhe ka një avantazh më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 20:34

“Jam i kënaqur me atë se çfarë tregoi ekipi”, Endri Zjarri pas humbjes me Elbasanin: E teta e Superiores luan në fushën e vet dhe ka një avantazh më shumë

Vora humbi kundër Elbasanit me shifrat 2-0 në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë së Parë. Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i vorakëve, Endri Zjarri pavarësisht humbjes ishte i lumtur me mënyrën se si skuadra e tij luajti në fushën e lojës:

bandicam 2024-04-29 20-33-10-523

“Relativisht koha nuk ka qenë e shkurtër por e ndërmjetme, për të implementuar idetë duhet pak kohë. Personalisht jam i kënaqur me atë çfarë tregoi ekipi, thjesht duhet pak përqendrim në fushë që të mos pësojmë kaq gola të lehtë.

Golat e pësuar? Vijnë si një moment përqendrimi momental që krijon shumë boshllëqe mbrapa dhe pësojmë.

Nuk mund ta them nëse do godisja ose jo në qoftë se do ta merrja ekipin që në fillim të sezonit, por do të kisha më shumë kohë për të implemnetuar sistemin e lojës dhe të ishim më mirë në mbrojtje.

Vendet e para? Besoj se kanë eksperiencën sepse kanë shumë lojtarë që kanë luajtur edhe në Superiore, dhe ky është një plus për këto ekipe.

Ndeshja me Bylisin është një test i mirë për ne, ashtu siç ishte edhe sot, që të kuptojmë se cili është niveli jonë dhe ku duhet të shkojmë.

E teta e superiores luan në fushën e vet  dhe kanë një favor më tepër, nëse kemi fatin të shkojmë deri atje duhet të besojmë dhe shkojmë deri në fund”,- përfundoi Zjarri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"