VIDEO/ Supergol nga goditja e dënimit, futbollisti shqiptar dhuron spektakël në Suedi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 22:27

VIDEO/ Supergol nga goditja e dënimit, futbollisti shqiptar dhuron spektakël në Suedi

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Arbër Zeneli, i cili aktivizohet në radhët e Elfsborgut në Suedi ka gjetur golin e tij të parë që prej rikthimit në Skandinavi. 

 arber-x2-780x439

Elfsborgu u përball me Siriusit në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit suedez, duke triumfuar me rezultatin 2-0. 

Zeneli tregoi mjeshtërinë e tij duke ekzekutuar në mënyrë perfekte goditjen e dënimit. 

Gjuajtja e Zenelit ndonëse u lexua nga portieri kundërshtar ishte e pamundur që të ndalej, dhe kësisoj topi përfundoi në rrjetë për rezultatin 1-0. 

Ky ishte goli i parë i Zenelit që prej se u rikthye në Suedi, aty ku në vitin 2015 kishte luajtur pikërisht për Elfsborgun. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"