VIDEO/ Humbje “shqiptarçe” e Shpresave, Sllovenia i jep leksion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2021 | 20:04

VIDEO/ Humbje “shqiptarçe” e Shpresave, Sllovenia i jep leksion

Shpresat kanë pësuar një humbjë krejtësisht të pakuptueshme në sfidën e luajtur me Slloveninë duke u mundur me rezultatin 3-0.

bandicam 2021-11-12 18-05-15-381

Ishte një sfidë krejtësisht e dominuar nga sllovenët, ku rasti më i mirë për kuqezinjtë ishte penalltia e humbur nga Ernest Muçi në minutën e 3-të të takimit. Por këtu kuqezinjtë u goditën psikologjikisht, ku në minutën e 7-të u ndëshkuan nga Bosil. Në minutën e 24-ët, sllovenët dyfishuan me Matko duke siguruar rezultatin që në pjesën e parë.

Pjesa e dytë ishte pa shumë histori përveç një shtylle të goditur nga Doda që për pak sa nuk realizoi një supergol. Në minutën e 75-të, Bosil shënoi dhe golin e tretë për Slloveninë pas një gafe të portierit Tafas.

Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi mbetet në vendin e tretë në kuotën e 9 pikëve, duke humbur shansin të kërcënojnë Çekinë për vendin e parë.

RENDITJA

renditja

FT| SLLOVENI U-21- SHQIPËRI U-21 3-0

7′, 75′ Bosil, 24′ Matko

Komenti live

Mbyllet sfida! Shpresat pësojnë një humbje të pakuptueshme ndaj një kundërshtari që pak javë më parë e dominuan duke triumfuar me rezultatin 2-0. 

90′ Gjyqtari i katërt ka akorduar 4 minuta shtesë.

88′ Lënë fushën e lojës Matko dhe Zugejl për sllovenët, në fushë Shezlar dhe Koderman.

86′ Tjetër zëvendësim në radhët e Shpresave, lë fushën e lojës Çelhaka, në vendin e tij Arinaldo Rrapaj.

80′ Bushi tenton të ndryshojë skemën, del Dobra dhe Mitaj në vendin e tyre Qardaku dhe Çepele.

79′ Sërish zëvendësim në radhët e vendasve, del nga loja Svetlin dhe Bosil në vendin e tyre Kolobariç dhe Beshir.

75′ GOL Sllovenia 3-0/ Gafe e pabesueshme nga Tafas, Bosil çon në avantazh të trefishtë sllovenët. 

70′ E pabesueshme çfarë humbet Ernest Muçi. Sulmuesi kuqezi provon të bëjë gjithçka vetë, por merr shumë kohë duke humbur një rast të artë për shënim.

58′ Zëvendësim në radhët e sllovenëve, del nga loja Tezer, në vendin e tij Tiçiç.

54′ Doda kroson bukur në zonë, por topi merr një trajektore të çuditshme duke u përplasur në shtyllë. Mbrojtësi shqiptar pranë një super goli.

46′ Starton pjesa e dytë, kuqezinjtë shkelmojnë topin e parë nga mesi i fushës.

Mbyllet pjesa e parë. Kuqezinjtë e nisin mirë, por humbin 11-metërsh pas vetëm 3 minutash lojë, duke u ndëshkuar më pas 2 herë nga kundërshtarë. 

45′ Gjyqtari i katërt akordon 3 minuta shtesë.

44′ Nxehen gjakrat në fushën e lojës. Pas një faulli të Dobrës në mesfushë, Muçi kapet keq me kundërshtarin slloven ku nuk munguan provokimet me dorë. Gjyqtari ndëshkon sulmuesin e Shpresave me karton të verdhë.

38′ Bushi bën dy zëvendësime, largohen Marku dhe Ismajlgeci, në vendin e tyre Karrica dhe Doda.

30′ Selmani fiton një faull pas një ndërhyrje të ashpër nga sulmuesi kundërshtar. Për gjyqtarin nuk ka karton të verdhë.

24′ GOL Sllovenia 2-0/ Tjetër përgjumje e kuqezinjve, sllovenët dyfishojnë shifrat pas një goditje standarde. 

20′ Provojnë kuqezinjtë të dalin para me Dobrën, por talenti i Kolçesterit gabon në krosim duke shuar një aksion të mirë për shënim.

14′ Sërish të rrezikshëm  sllovenët, por Tafas ndodhet në pozicion duke mbyllur gjithçka.

7′ GOl Sllovenia 1-0/ E pabesueshme çfarë ndodh, sllovenët na ndëshkojnë pas një aksioni pa perspektivë.

3′ Çfarë gabimi nga ana e Ernest Muçit. Sulmuesi godet keq nga pika e 11-metërshi duke gabuar totalisht.

2′ Ndërhyrje e gabuar ndaj Kristian Asllanit, ka penallti për Shpresat. Start i shkëlqyer nga kuqezinjtë.

1′ Starton sfida.

FORMACIONET ZYRTARE

CapturePANORAMAPSORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"