VIDEO/ Harrojeni golin e Imobiles, shikoni çfarë bën Krasniqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2018 | 15:28

VIDEO/ Harrojeni golin e Imobiles, shikoni çfarë bën Krasniqi

Sulmuesi Çiro Imobile shënoi ditën e djeshmë një supërgol me thëmbër në minutën e 95-të, duke i dhuruar një pikë Lacios në sfidën përballë Kaljarit në sfidën që përfundoi në barazim 2-2.

DYBTLjjX4AAW2QJ

Një gol vërtet i rallë, por jo i pa krahasueshëm, pasi të njëjtin realizim bëri edhe sulmuesi i Dritës së Gjilanit, Endrit Krasniqi, disa minuta më parë në sfidën ndaj Trepçës. Mënyra e egzekutimit ishte e njëjtë, vetëm pozicioni i lojtarëve ndryshonte.

23-vjeçari, goditi saktë me thembër në minutën e 82-të duke kaluar në avantazh skuadrën e tij, por pa arritur ti sigurojë fitoren Dirtës, pasi në minutën e 88-të të takimit Trepça e Maganit barazoi shifrat me anë të Manajt.

Krasniqi

Dy gola fantastikë që ja vlen të shijohen. Kujtojmë që futbollisti shqiptar realizoi i pari, pasi sfida e kampionatit shqiptar u zhvilluar në orën 13:00.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"