VIDEO/ Gol shprese në Champions, sulmuesi shqiptar i shënon grekëve të PAOK

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2018 | 21:49

VIDEO/ Gol shprese në Champions, sulmuesi shqiptar i shënon grekëve të PAOK

Sulmuesi me origjinë shqiptare Albian Ajeti gjeti rrugën e rrjetës ditën e sotme në ndeshjen ndaj PAOK që përfundoi me rezultatin 2-1 për grekët.

goli

Ky takim ishte i vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 32-të me Kanes, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Në minutën e 80-të Prijoviç shënoi golin e dytë për PAOK.

Dy minuta pas dyfishimit të rezultatin ishte pikërisht Ajeti që rihapi takimin duke shënuar golin e shpresës për zviceranët. Goli në fushë kundërshtare në përballjet me 2 takime është mjaft i rëndësishëm. Përballja e kthimit do të luhet pas një jave në Zvicër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"