VIDEO/ Flamurtari triumfon në miqësoren ndaj Lushnjës, vendos goli i sulmuesit brazilian. Skuadra e Maganit humbet penallti 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2023 | 22:00

VIDEO/ Flamurtari triumfon në miqësoren ndaj Lushnjës, vendos goli i sulmuesit brazilian. Skuadra e Maganit humbet penallti 

Flamurtari mposhti me rezultatin 1-0 Lushnjën në testin miqësor të zhvilluar në qytetin e Vlorës. Golin për skuadrën e Çelës e realizoi sulmuesi brazilian Di Estefaono në minutën e 26-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Flamurtari

Vlen të theksohet fakti se lushnjarët e Maganit, kishin shansin e artë për të gjetur golin, por Ruço gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, teksa gjuajtja e tij u ndal nga portieri i skuadrës vlonjate.  

Ky test miqësor do iu shërbejë të dy trajnerëve si Çelës ashtu dhe Maganit, për të konsoliduar ekipi deri në fillim të sezonit të ri.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"