VIDEO/ Entuziazmi për ardhjen e Lukakut kalon kufijtë, tifozët e Romës shkatërrojnë makinat e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2023 | 9:53

VIDEO/ Entuziazmi për ardhjen e Lukakut kalon kufijtë, tifozët e Romës shkatërrojnë makinat e tyre

Romelu Lukaku do të jetë lojtari më i ri i Romës. Sulmuesi belg ka mbërritur pasditen e djeshme në kryeqytetin italian për të firmosur me verdhekuqtë kontratën e huazimit deri në fund të sezonit dhe pritet që ditën e sotme të zyrtarizohet.

F4w19WyWAAADpOz (1)

Në aeroport ishin të shumtë tifozët që kishin dalë për të pritur sulmuesin ndërkohë që nuk kanë munguar as incidentet. Për të pasur një pamje sa më të qartë të momentit kur Lukaku ka zbritur nga avioni, ata kanë menduar që të hipin edhe mbi makinat e tyre, pa marrë parasysh dëmtimet e shumta që ju kanë sjellë.

Në një video që qarkullon në rrjete sociale, shihen shumë makina të dëmtuara për shkak të peshës së tifozëve dhe kërcimeve mbi mjet, megjithatë kjo nuk ka sjellë mërzi te tifozët pasi kanë vazhduar me të njëjtin entuziazëm.

(SHIHNI VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"