VIDEO/ Elbasani ndalet në shtëpi, VAR-i i heq Flamurtarit fitoren në shtesë mes polemikash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2024 | 0:04

VIDEO/ Elbasani ndalet në shtëpi, VAR-i i heq Flamurtarit fitoren në shtesë mes polemikash

Elbasani është ndalur në shtëpi nga Flamurtari në barazimin 1-1 në ndeshjen e javës së 19 të Kategorisë së Parë, duke lënë përsëri të vetëm në kryesimin e kampionatit Bylisin.

bandicam 2024-02-04 16-44-54-242

Ekipi i Nevil Dedes ka dominuar ndeshjen ndaj vlonjatëve në pjesën më të madhe të saj, por ka qenë edhe me fat pasi VAR-i e ka shpëtuar nga një humbje në minutat shtesë.

Verdheblutë kaluan në avantazh me Hilën dhe u duk se ishin në kontroll të plotë të sfidës, sidomos pasi La Torre la me 10 lojtarë skuadrën vlonjate. Por një gol me kokë i Shkurtajt vendosi baraspeshën në rezultat dhe më pas, vetëm VAR-i i hoqi vlonjatëve tre pikët në minutat shtesë të ndeshjes.

Ata gjetën golin me Oliveiran, por ai i u anulua me VAR mes protestash për një faull në nisjen e aksionit. Kësisoj, sfida u mbyll me shifrat 1-1, që nuk lënë të kënaqur asnjë nga dy skuadrat në rrethanat në të cilat u zhvillua takimi.

ELBASANI-FLAMURTARI 1-1
55′ Hila /83′ Shkurtaj

NGJARJET KRYESORE

90’+9’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+4’ – 90’+8′ Kundërsulm i shpejtë i vlonjatëve me shumë pasime teksa në fund është Oliveira i cili me një gjuajtje të fortë shënon golin e avantazhit. Por gjyqtari ftohet të shohë aksionin për një faull në fillimin e tij dhe pasi vëzhgon pamjet e VRA, anulon golin. (VIDEO) (VIDEO)

90’+1 Zajmi i lë vendin në fushë Gavës në radhët e Elbasanit.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Kasa ndëshkohet me karton të verdhë pasi kryen një faull ndaj Oliveiras.

87’ Tani Elbasani është me shumë forca në sulm, duke fituar goditje këndi radhazi për të tentuar golin e fitores.

83’ GOOOL FLAMURTARI! Pas një harkimi në zonë nga e djathta të D. Pjeshkës, Shkurtaj me kokë e kthen topin në portë duke mposhtur Totoshin. (VIDEO)

80’ Zëvendësime në të dy skuadrat. Antoni i lë vendin në fushë Lleshit te Flamurtari. Në radhët e Elbasanit janë Bobi dhe Hoxhaj të cilët hyjnë në fushë në vend të Hilës dhe Lleshit.

75’ La Torre lë me 10 lojtarë Flamurtarin. Sulmuesi ndal një kundërsulm me faull dhe merr të verdhin e dytë duke dalë nga loja me të kuq. (VIDEO)

68’ Batha dhe Diamanti i lënë vendin në fushë Shkurtajt dhe P. Pjeshkës në radhët e Flamurtarit.

62’ Leo Melo depërton në krahun e majtë dhe pason në qendër, por asnjë nga shokët e skuadrës nuk ndjek aksionin.

61’ Diamanti ndëshkohet me karton të verdhë.

58’ Elbasani me fat, pasi La Torre lëshon një predhë drejt zonës, i ndalur nga traversa. (VIDEO)

56’ Hila ndëshkohet me të verdhë pasi hoqi fanellën te festimi i golit.

55’ GOOOL ELBASANI! Pas një harkimi të Broshkës, sfera shkon te Hila i cili devijon me kokë duke çuar topin në rrjetë. (VIDEO) (VIDEO)

51’ Lila nga e majta krijon hapësirë dhe gjuan, pa gjetur portën e Teqjes.

48’ Elbasani nis menjëherë të sulmojë, në kërkim të një goli të shpejtë në pjesën e dytë.

46′ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45′ Jepen 3 minuta shtesë.

42’ Salomao del në krahun e majtë dhe lëshon një gjuajtje të fortë, topi përfundon në rrjetën e jashtme të portës së Teqjes. (VIDEO)

33’ Batha lëshon një top në thellësi për sulmuesit, Totoshi kontrollon sferën në kufijtë e zonës, me lojtarët vlonjatë që pretendojnë se e ka prekur me duar jashtë saj. (VIDEO)

28’ Oliveira tenton me një gjuajtje në kufijtë e zonës, sfera bllokohet nga mbrojtësit e Elbasanit.

25’ Telushi provon me një goditje dënimi ballore nga rreth 25 metra, topi fluturon mbi traversë.

24’ La Torre ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Telushit.

16’ Një harkim nga e djathta i Hilës sjell gjuajtjen me kokë të Lilës, pa gjetur portën e skuadrës vlonjate. (VIDEO)

15’ Elbasani detyrohet të bëjë zëvendësim me Fernandes i cili ka probleme fizike dhe i lë vendin në fushë Broshkës.

11’ Goditje nga këndi e rrezikshme për Elbasanin, topi mbetet në zonë dhe Diamanti në fund largon sferën.

8’ Elbasani ka iniciativën në minutat e parë, por pa arritur të gjejë hapësirën për gjuajtje drejt portës.

1′ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Totoshi, Zaimi, Telushi, Salomao, Fernandes, Karakaçi, Hila, Leonardo, Hasani, Lila, Lleshi.
Trajner: Nevil Dede

FLAMURTARI: Teqja, Hasa, Deliaj, Sidibe, Frashëri, Pjeshka, Batha, Diamanti, Oliveira, Antoni, La Torre.
Trajner: Eqerem Memushi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"