VIDEO/ E papritur në stërvitjen e Kombëtares, grupimi ”Illyrian Elite” hyn me forcë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe kërkon bileta për Europianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 22:39

VIDEO/ E papritur në stërvitjen e Kombëtares, grupimi ”Illyrian Elite” hyn me forcë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe kërkon bileta për Europianin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në stërvitjen e pasdites të Kombëtares shqiptare. Grupimi i tifozëve “Illyrian Elite” ka shkaktuar një situatë të veçantë teksa ka hyrë me forcë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

illyrian elite

Ata kanë shpalosur një parullë që i kushtohej FSHF-së. “Padrejtësi dhe neglizhencë, ku janë biletat tona”, shkruhej në këtë mesazh të shpalosur nga ky grupim në tribunat e një prej stadiumeve të kompleksit.

Më pas, ata kanë ndezur flakadanë dhe kanë nisur koret e tyre të pashqetësuar, teksa në fushën tjetër vazhdonte stërvitja e Kombëtares nën urdhrat e trajnerit SIlvinjo.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"