VIDEO/ Dramë në Lisbonë dhe Marsejë, Totenhemi e mbyll i pari me gol në minutën e 95-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2022 | 23:55

VIDEO/ Dramë në Lisbonë dhe Marsejë, Totenhemi e mbyll i pari me gol në minutën e 95-të

Totenhemi i Antonio Kontes është kualifikuar në mënyrë dramatike si skuadra e parë e Grupit D në Ligën e Kampioneve, pas dy ndeshjeve me përmbysje të pabesueshme.

 

champions

Sportingu luante ndaj Ajntraht Frankfurt dhe kaloi në avantazh falë Gomes, duke marrë kreun e grupit që ishte i hapur për çdo skuadër. Por më pas gjermanët përmbysën gjithçka me Kamada dhe Muani, duke siguruar një vend mes dy të parave në grup.

Ndërkohë, Totenhemi dhe Marseja ishin në shifrat 1-1 në sfidën tjetër në Francë, me vendasit që sulmonin për të gjetur golin që do i kalonte më tej, pasi kishin qenë fillimisht të parët në avantazh. Por në minutën e 95-të, pas një kundërsulmi, Hojbjerg shënoi golin e fitores 2-1 që ngjiti skuadrën e Kontes në vendin e parë në grup.

Kështu, Sporting përfundoi në vendin e tretë dhe do të vazhdojë në Ligën e  Europës, kurse Olimpik Marseja, në mënyrë të pabesueshme e pa vetën jashtë Europës.

REZULTATET 

MARSEJË 1-2 TOTENHEM
45’+2′ Mbemba / 54′ Lengle, 90’+5′ Hojbjerg

SPORTING LISBONË 1 – 2 AJNTRAHT FRANKFURT
39′ Artur Gomes / 62′ (p) Kamada, 72′ Kolo Muani

sdfsdfsdfsdfsdffsdf

FORMACIONET ZYRTARE:

MARSEJË – TOTENHEM 

totenhem

SPORTING LISBONË – AJTRAHT FRANKFURT 

SPORTINGU

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"