VIDEO/ Çfarë koordinimi! Myrto Uzuni i papërmbajtshëm, shënon golin e shtatë në kampionat me Granadën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2022 | 21:39

VIDEO/ Çfarë koordinimi! Myrto Uzuni i papërmbajtshëm, shënon golin e shtatë në kampionat me Granadën

Myrto Uzuni i papërmbajtshëm! Pas asistit në minutën e 6-të, ka ardhur edhe goli. Ishte minuta e 27-të, ku pas një topi mjaft të bukur nga Melendo, sulmuesi shqiptar koordinohet në mënyrë fantastike me kokë brenda zonës, duke e dërguar topin në trekëndësh dhe duke ngritur shifrat në 2-0 për Granadën në përballjen ndaj Gijonit.

Uzuni5

Ky ishte goli i shtatë në 9 ndeshje për talentin beratas, i cili është shndërruar në një bomber të vërtetë te skuadra e Granadës, që këtë sezon ka si objektiv rikthimin në elitën e futbollit spanjoll. Një gol i gjithi për t’u shijuar ai i Uzunit:

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"