VIDEO/ Bylisi dhe Elbasani marrin arratinë, Flamurtari dhe Vora nuk e ndjekin hapin e kryesuesve në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2024 | 21:29

VIDEO/ Bylisi dhe Elbasani marrin arratinë, Flamurtari dhe Vora nuk e ndjekin hapin e kryesuesve në Kategorinë e Parë

Java e 18-të e Kategorisë së parë u mbyll sot me tre ndeshjet e fundit, ku për herë të parë u përdor edhe sistemi VAR. Ishte përzgjedhur ndeshja Bylis-Vora që të përdorej teknologjia edhe në Kategorinë e Parë. Bylisi ka marrë një fitore me peshë në shtëpi ndaj Vorës në shifrat 2-0.

bandicam 2024-01-29 14-08-30-806

Trepikësh me vlera mori edhe Elbasani në Burrel. Flamurtari dhe Besa janë ndarë në barazim, rezultat i cili i shuan edhe më shumë shpresat e vlonjatëve për të synuar dy vendet e para në renditje. Bylisi dhe Elbasani bashkëkryesojnë me 42 pikë, duke e thelluar me 9 pikë diferencën me Vorën e vendit të tretë.

Bylisi ka një ndeshje më pak, atë ndaj Kastriotit, ku FSHF ende nuk ka vendosur se kur do të zhvillohet.

 

BYLIS-VORA 2-0

Felipe Soza 38′, Lajthia 90+3′

90+3′ Vora ka dalë e gjitha para, madje edhe portieri Ruçi ka braktisur portën për të gjetur golin e barazimit. Vorakët gabojnë dhe Bylisi del shpejt me kundersulm dhe në fund Lajthia nga distanca, me portën bosj, e dërgon topin në rrjetë. 2-0 për Bylisin. (VIDEO)

87′ Goditje me dy takime për Bylisin brenda zonës së Vorës, por bllokohet gjuajtja nga muri mbrojtës. (VIDEO)

60′ Goditje dënimi për Vorën, gjuan Imami, pret portieri i Bylisit. (VIDEO)

45+1′ Bylisi dyfishon me Ruçin, por goli anulohet për pozicion jashtëloje. (VIDEO)

38′ Bylisi kalon në avantazh. Ropin e krosuar nga këndi e shfrytzon saktësisht në zonë braziliani Felipe Soza dhe 1-0. (VIDEO)

33′ Moment i diskutueshëm në Ballsh. Ndërhyn VAR-i, penallti apo karton i kuq? Asgjë thjesht goditje këndi për Bylisin. (VIDEO)

27′ Ndërrim i detyrur te Vora, Xhemlaj i dëmtuar ia lë vendin Sefës. (VIDEO)

15′ Lajthija shumë pranë portës së Vorës nuk arrin që ta dërgoji me kokë topin në rrjetë. (VIDEO)

FLAMURTARI-BESA 0-0

BURRELI-ELBASANI 0-1

Karakaçi 68′

 

k1

 

 

FORMACIONET ZYRTARE

BYLIS: Beqaj, Trumçi, Abazaj, Goxha, Krasniqi, Kamara, Felipe, Kasaj, Ruçi, Lajthia, Xheferson. Trajner: Arian Bellai

VORA: Ruçi, Ismaili, Imami, Dalipi, Vrapi, Prengaj, Tabaku, Xhemalaj, Ntepe, Raboshta, Ariel .Trajner: Klodian Arbëri

??????? ???????: Albert Doda

?????????: Fatmir Lama – Mario Shazivari

??????? ? ????̈??: Ermis Çelaj

???: Juxhin Xhaja

????: Klodian Shahini

FLAMURTARI: Teqja, Hasa, Deliaj, Beqja, Batha, Miranda, De Oliviera, Antoni Beji, Shkurtaj, Vucaj, Sidibe

BESA: Ahmetaj, Perja, Kapo, Ncube, Emini, Shurdhiqi, Abdulai, Alfhouseini, Kamohelo, Nurja, Spahiu

??????? ???????: Erald Demiraj

?????????: Maldin Sina – Aurel Topi

??????? ? ????̈??: Ervin Kotemelo

BURRELI: Dani, Dikson, Viktor, Kastrati, Ferruku, Stana, Hoti, Dulaj, Zani, Fetaj, Koleci

ELBASANI: Totoshi, Hida, Pere, Karakaçi, De Melo, Kasa, Hasani, Telushi, Lleshi,Hoxhaj, Da Silva

??????? ???????: Egli Spahiu

?????????: Denis Rexha – Ani Kociaj

??????? ? ????̈??: Ermal Gryka

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"