VIDEO/ Basha nderon Kukësin në fund, mbyllet në barazim sfida ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2022 | 18:44

VIDEO/ Basha nderon Kukësin në fund, mbyllet në barazim sfida ndaj Teutës

Kukësi ka marrë një barazim në frymën e fundit ndaj Teutës 1-1, në sfidën që u zhvillua në “Loro Boriçi”. Një pikë që nuk i kënaq ekipet në objektivat që kanë për këtë sezon.

bandicam 2022-02-26 18-34-41-702

Loja ishte e vakët në fillim, me Teutën që ishte më kërkuese dhe rastin më të mirë e kishte në minutën e 27. Në pjesën e dytë skuadrat ishin më kërkuese dhe durrsakët arritën të kalonin në avantazh.

Rubin Hebaj shënoi golin e parë të sfidës, pak momente para se të dilte nga loja. Në minutat e mbetura Kukësi u hodh e gjitha në sulm për të gjetur golin e barazimit dhe ja arriti me Edi Bashën. Futbollisti lëshoi një “silurë” nga jashtë zone dhe barazoi shifrat.

Me këtë rezultat Kukësi shkon në kuotën e 38 pikëve, ndërsa Teuta 22.

Kukësi-Teuta 1-1

89′ Edi Basha/ 77′ Hebaj

MINUTË PAS MINUTE

90+4 Mbyllet sfida në stadiumin “Loro Boriçi”

90′ GOOL. Supergol i Bashës, vendasit barazojnë rezultatin

86’ Pritje spektakolare e portierit të Kukësit, Tafas, i cili ndal një goditje mjaft të bukur të Vilës

83’ Zëvendësim i dyfishtë në radhët e Kukësit, dalin Gligorov dhe Pintus, në vendin e tyre aktivizohen Marku dhe Bahtiri

77’ GOOL. Pak çaste para se të linte fushën e lojës për Klejdi Dacin, Rubin Hebaj shënon golin e avantazhit për Teutën

69’ Zëvendësimi i dytë në radhët e Kukësit, futet në lojë Ndreca dhe del Emiljano Musta

61’ Zëvendësim në radhët e Kukësit, futet në fushën e lojës Feizhao dhe del Vasil Shkurtaj

57’ Pretendim për penallti nga ana e Teutës, pas një prekje me dorë brenda zone. Gjyqtari vendos të vazhdojë lojën. Topi i godit nga ana e Aleksit dhe u përplas në murin e lojtarëve të Kukësit, por sipas durrsakëve devijimi u bë me dorë

56’ Karton i verdhë për lojtarin e Kukësit, Bruno Lulajn, i cili ndalon topin me dorë. Ky ishte kartoni i tretë i verdh për të këtë sezon

48’ Gjuajte e fortë nga Hektor Idrizaj, por topi shkon në krahun e djathtë të portierit. Momente pasigurie në sulm nga ana e Teutës, e cila nuk po tregohet e saktë në finalizim

46’ Fillon pjesa e dytë, skuadrat kërkojnë të zhbllokojnë rezultatin

45+3’ Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola

45+2’ Goditje mjaft e bukur në qendër e kapitenit të Kukësit, Gjelbrim Taipi, por portieri i Teutës arrin ta presë

45’ Janë sinjalizuar 3 minuta shtesë në fundin e pjesës së parë

38’ Ndalet loja pasi lojtari i Teutës, Hektor Idrizaj ka mbetur i dëmtuar. Stafi mjekësor ka hyrë në fushë për t’i ardhur në ndihmë lojtarit

37’ Faull në zonë në favor të Kukësit, por Gjelbrim Taipi e shpërdoron duke e çuar topin shumë larg portës

33’ Kukësi përpiqet të marrë veten pas sulmeve të njëpasnjëshme të kundërshtarit. Administrim loje nga të besuarit e Longos, të cilët synojnë shpesh në krahun e majtë për të krosuar në zonë

27’ Teuta pranë golit, kalim i shpejtë i Lorenco Vilës i cili kroson në zonë, por shoku i tij nuk arrin të shënojë

24’ Tentativë mjaft e mirë e Kukësit nga distanca, por portieri i Teutës fluturon për të larguar topin në goditje këndi

22’ Goditja e parë nga këndi i takon Kukësit, por nuk mungojnë tensionet mes lojtarëve brenda zonës. Arbitri shkon t’i qetësojë

19’ Protesta në stolin e Kukësit për shkak të ndërhyrjes ndaj De Lukasit. Arbitri shkon të këshillohet me trajnerin Longo

13’ Lojë e vakët nga të dy skuadrat deri më tani. Qarkullime të shumta të topit po bëhen në mesin e fushës, por nuk kemi akoma një konkretizim

11’ Krosim i mirë i Kotobellit nga ana e djathtë në zonë, por portieri i Kukësit u tregua i zoti që të largonte rrezikun

7’ Kukësi fillon të marrë lojën nën kontroll, loja e tyre po bazohet më shumë nga ana e majtë e fushës, ku shpesh janë tentuar krosime në zonë

3’ Qarkullim i mirë nga ana e Teutës. Lojtarët po lëvizin topin në gjysmëfushën e tyre duke u përpjekur të çajnë mes kundërshtarëve, por deri më tani nuk po rrezikojnë

1’ Fillon sfida

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Lulaj, Pëllumbi, Gligorov, Musta, De Lukas, Gj.Taipi, Basha, Milunoviç, Puntus, Shkurtaj.

Trajner: Diego Longo

TEUTA: Dema, Qaqi, Jazxhi, Kotobelli, Beqja, Idrizaj, Aleksi, Akuah, E.Vila, L.Vila, Hebaj.

Trajner: Renato Arapi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"