VIDEO/ Australia vazhdon ëndrrën për pjesëmarrjen në Botëror, triumfon dhe i drejtohet “play-off”-it kundër Perusë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2022 | 22:15

VIDEO/ Australia vazhdon ëndrrën për pjesëmarrjen në Botëror, triumfon dhe i drejtohet “play-off”-it kundër Perusë

Australia ka triumfuar me rezultatin 1-2 në ndeshjen kundër Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vazhdon kështu ëndrrën për pjesëmarrjen në Botëror, ku do të përballet në “play-off”-in ndërkontinental me Perunë.

29f1a54106c234ff1d0633d7a73307c9o2

Sfida u luajt në Katar si rregull i fushës neutrale në të tilla ndeshje me një takim, në një sfidë ku Australia e siguroi fitoren vetëm në fund pas golit të Hrustiç, i cili ndryshoi shifrat që deri në atë moment ishin ndalur në baraspeshë.

Australia i drejtohet kështu ndeshjes së radhës ku biletën për një vend në Katar do ta diskutojë përball Perusë

Emiratet e Bashkuara Arabe 1-2 Australi

57′ Kanedo/ Irvin 53′, Hrustiç 84′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"