VIDEO/ 17 gola në 6 ndeshje, Lacio në delir pas 13 vitesh. Mançester Junajtid “pushton” Parisin, ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 23:54

VIDEO/ 17 gola në 6 ndeshje, Lacio në delir pas 13 vitesh. Mançester Junajtid “pushton” Parisin, ja rezultatet

Përfunduan 8 takimet e para të sezonit të ri 2020-2021 të Ligës së Kampioneve. Mbrëmja e sotme rezervoi surpriza që në aktin e parë të këtij edicioni të kompeticionit të klubeve më të fuqishme të botës. Lacio e Strakoshës dhe Muriqit “tronditën” me “tris” golash Borusia Dortmundin në “Olimpiko”. Pas 13 vitesh mungesë, bardhekaltrit e rinisin aventurën europiane me triumf historik 3-1. Befasi shkaktoi edhe Mançester Junajtid, i cili mposhti në Paris nënkampionët e Europës PSG-në, të cilët niseshin si favoritë në këtë betejë.
EkzK4SSWMAUZIXo

Ronald Kuman e nisi me triumf me plot 5 gola kapitullin e Barcelonës në Ligën e Kampioneve. Katalanasit shpartalluan me rezultatin 5-1 kampionët e Hungarisë Ferencvaroshi, i cili e kishte të pamundur t’i bënte ballë “artilerisë” blaugrane.

Nga ana tjetër, sfida Çelsi-Sevilja u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0.

Më poshtë ju sjellim rezultatet dhe golat e 6 sfidave të orës 21:00 në Ligën e Kampioneve:

FT| Barcelona-Ferencvarosh 5-1

L. Mesi 27′ (p), Fati 42′ , Kutinjo 52′, Pedri 82′, Dembele 89′ / Kharatin 70′ (p)

bandicam 2020-10-20 20-07-01-914

FT| Çelsi-Sevija 0-0

bandicam 2020-10-20 20-11-25-258

FT| PSG-Mançester Junajtid 1-2
Marsial 55′ (ag)/ Fernandes 23′  (p), Rashord 87′ 

bandicam 2020-10-20 20-01-55-278
FT| Lacio-Dortmund 3-1
Imobile 11′, Luiz 23′, Akpra 76’/ Haland 71′

imobile gol on Vidnews.

 

bandicam 2020-10-20 20-11-00-751

FT| Lajpcig-Bashaksehir 2-0 
Tasende 16′, 20′

FT| Ren-Krasnodar 1-1

Sot
Çelsi-Sevija 0-0
Rene-Krasnodar 1-1
Zenit-Bryzh 1-2
Lacio-Dortmund 3-1
Dinamo K.-Juventus 0-2
Barcelona-Ferencvarosh 5-1
PSG-Mançester J. 1-2
Lajpcig-Basaksehir 2-0

Nesër
Salzburg-Lokomotiv M. 18:55
Bajern Mynih-Atletiko 21:00
Real Madrid-Shahtjor 18:55
Mançester Siti-Porto 21:00
Olimpiakos-Marsejë 21:00
Ajaks-Liverpul 21:00
Midtjylland-Atalanta 21:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"