Vazhdon telenovela, Ikardi “zhduk” Uandën dhe bën postimin misterioz: Një i vetëm nuk të bën edhe aq keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 22:35

Vazhdon telenovela, Ikardi “zhduk” Uandën dhe bën postimin misterioz: Një i vetëm nuk të bën edhe aq keq

Episodi i radhës në telenovelën Mauro Ikardi-Uanda Nara, sheh si protagonist sulmuesin argjentinas, i cili ka vendosur të zhdukë Uanda Narën… nga jeta e tij në rrjetet sociale.

dsfffffff

Bie në sy se së fundmi ikardi në Instagram ndiqte një person të vetëm, pikërisht Uanda Narën. Por sot ai ka hequr edhe këtë të fundit, duke mos ndjekur më tashmë askënd.

Një vendin që duket mjaft i çuditshëm pas asaj që kishte ndodhur së fundmi dhe me lojtarin i cili postonte vazhdimisht foto me partneren e tij. Por përtej kësaj, sot ai postoi një foto në rrjetet sociale ku shfaqej me fanellën e PSG-së.

“Një i vetëm nuk të bën edhe aq keq”, shkruante ai, duke iu referuar aktit se pas shumë ditësh po postonte një foto pa Uanda Narën përkrah.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"