U shpall lojtari më i mirë i muajit mars, talenti i Shpresave nuk ndalet dhe i shënon Çelsit në duelin gjysmëfinal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 22:26

U shpall lojtari më i mirë i muajit mars, talenti i Shpresave nuk ndalet dhe i shënon Çelsit në duelin gjysmëfinal

Talenti i Kombëtares Shpresa, Adrion Pajaziti, po kalon një moment të shkëlqyer në karrierën e tij. 21-vjeçari është shndërruar në një lider te skuadra e 21-vjeçarëve të Fulhemit.  

Chelsea v Fulham  - Premier League Cup

Pajaziti u zgjodh lojtari më i mirë i muajit mars në Premier Ligën 2, ndërkohë që ditën e sotme gjeti sërish rrugën e rrjetës, në triumfin 0-4 që skuadra e tij arriti ndaj Çelsit në gjysmëfinalen e Kupës së Premier Ligës, duke siguruar kështu një “biletë” për në finalen e madhe.  

Talenti shqiptar shënoi golin e katërt të sfidës në minutën e 36-të, duke “vulosur” këtë sukses fantastik të skuadrës së tij. Interesant është fakti se katër golat u shënuan në pjesën e parë, ndërkohë që fragmenti i dytë i ndeshjes nuk prodhoi gola.  

Fulhemi në finalen e Kupës së Premier Ligës, do të përballet me fituesin e çiftit Totenham Hotspur – Notingham Forest muajin e ardhshëm. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"