U-17: “Shpërthejnë” Teuta dhe Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2013 | 12:17

U-17: “Shpërthejnë” Teuta dhe Partizani

Të kuqtë, me 5 “yje” kundër Pogradecit
PARTIZANI – POGRADECI 5-3
GOLAT: Hasa 11′, Vllacaj 31′, Bermeta 47′, 66′, Qilimi 57’/ Liçkollari 37′, Savo 65′, Lena 68′
PARTIZANI: Zaimi, Zeneli, Lika, Zagani, Lena, Muçi, Vllacaj, Sulaj, Qilimi, Myslymi, Hasa. (U aktivizuan: Bermeta, Marku, Hoda). Trajner: A.Duro
POGRADECI: Baçi, Blaceri, Manellari, L.Lena, Kelo, Liçkollari, Balli, J.Veizi, Laraku, Hila, Yzellari. (U aktivizuan: Savo, Molla, Laraku). Trajner: F.Fetollari
GJYQTARË: E.Kotemelo, J.Andrea, M.Shazivari (Tiranë)
KARTON I VERDHË: Lena

Partizani i Albert Duros i është rikthyer fitores në kampionat, teksa dje ka mposhtur Pogradecin me rezultatin e thellë 5-3. Ka qenë një ndeshje e kaluar lehtësisht nga të kuqtë, të cilët arritën të kalonin në avantazh që në minutën e 11-të me anë të Hasës. Pa u mbyllur ende pjesa e parë, Partizani dyfishoi shifrat me Vllacajn. Mirëpo, Liçkollari në minutën e 37-të shkurtoi diferencën e golave në 2-1. Pas pushimit, skuadrat u futën në fushë më të karikuara. Vendësit shënuan sërish, këtë herë me anë të Bermetës dhe më pas me Qilimin. Brenda një harku të shkurtër kohor u shënuan edhe tre gola të tjerë. Savo shkurtoi diferencën në 4-2, por më pas Bermeta për të kuqtë arrin të shënojë sërish. Goleada vazhdon me një gol të Lenës për Pogradecin, që vulos rezultatin përfundimtar në 5-3. Kur mbeten edhe tri javë nga mbyllja e kampionatit, ekipi i Duros pozicionohet i gjashti. Nga ana tjetër, Pogradeci është i 13-ti, por nuk e rrezikon rënien.
Erjon Hamitaj

Durrsakët s’përmbahen
TEUTA – DINAMO 6-1
GOLAT: Mara 16′ (11-m), Myrtezani 18′, 64′, 80′, Hyka 21′, Hajdini 70’/ Arifi 25′ (11-m)
TEUTA: Vata (Kanina 68′), Mara, Myrtellari, Perlleshi, Basha, Hajdini (Pistola 69′), Myrtezani, Taullai, Bardhi, Hyka, Gripshi. Trajnerë: L.Sejdini
DINAMO: Xhafaj, Barbana, Jaçe, Mujollari, Shkurta (Dedja 58′), Rada (Marinaj 57′), Braçaj (Muraku 41′), Qato, Mersini, Arifi, Basha. Trajnerë: Xh.Lloshi
GJYQTARË: E.Begaj, M.Troka, Sh.Shehu (Fier)
KARTONË TË VERDHË: Myrtezani/ Braçaj
KARTON I KUQ: Xhafaj

Paratërinjtë e Teutës mposhtën dje Dinamon me rezultatin e thellë 6-1. Durrsakët që në fillim ushtruan shumë presion para portës së bluve. Minuta e 16- të sjell golin e parë për vendësit, që ka për autor Marën nga pika e bardhë e penalltisë. Pa kaluar as 5 minuta bregdetarët trefishojnë avantazhin, teksa shënojnë Myrtezani dhe Hyka. Në pjesën e dytë Teuta realizoi edhe 3 gola.
Roland Gjini

Mjafton goli i Bërdufit
ELBASANI – FLAMURTARI 1-0
GOLI: Bërdufi 72′
ELBASANI: Kalemani, Kasa, Bërdufi, Gorica, Beqiri, Stojku, Alla, Veli, Hida, Topuzi, Mukja. (U aktivizuan: Cani, Meka, Lleshanaku). Trajner: S.Dalipi
FLAMURTARI: Rrapaj, Hoxhaj, Bani, Mehmeti, Velo, Deliaj, Llambi, Hysenaj, Gravani, Veizi, Dhrami. (U aktivizuan: Koçani, Ahmeti, Selami). Trajner: D.Sadedini
GJYQTARË: E.Demiraj, V.Tola, B.Balliu (Pogradec)

Elbasani ka bërë detyrën e shtëpisë ndaj Flamurtarit, duke e mposhtur me rezultatin 1-0. Ka mjaftuar një gol i Bërdufit në pjesën e dytë për t’u dhuruar tri pikët verdhebluve. Këta të fundit humbën edhe një 11-metërsh në pjesën e parë me Topuzin, por që gjithsesi nuk ndikoi në rezultat. Elbasani, përtej rezultatit të ngushtë, duhet thënë se bindi me lojë kundër vlonjatëve.
Vladimir Mema

Përmbysje në Kukës
KUKËSI – BESËLIDHJA 3-2
GOLAT: Leshi 8′, Sulmata 40′, 60’/ Zefi 10′, 30′
KUKËSI: Er.Cengu, Leshi, Gërmizi, Pashaj, Cena, Ar.Cengu, Sulmata, Demhasa, Ngjeçi, Istrefi, Elezi. (U aktivizuan: Domi, Duraku). Trajner: A.Bela
BESËLIDHJA: Geca, Mushocaj, Degjonaj, Zefi, Prenga, Gjonaj, Marku (Doda 74′), Malaj, Dedaj, Kola, Dushku (Zhejani 50′). Trajner: O.Gjurashi
GJYQTARË: E.Hushi, I.Ujka, G.Vogli (Laç)
KARTON I VERDHË: Malaj 70′

Kukësi dhe Besëlidhja kanë zhvilluar dje një lojë të bukur, që ka pasur përmbysje. Vendësit menduan ta zgjidhnin shpejt takimin, ndaj dhe shënuan me Leshin, por Zefi për lezhjanët arriti të shënonte dy herë, duke përmbysur rezultatin. Mirëpo Kukësi reagoi shpejt, me gola që patën për autor Sulmatën në minutat 40 dhe 60. Për kuksianët ky rezultat justifikoi volumin e madh të lojës.
Jonuz Hallaçi

Në Durrës s’ka fitues
SKËNDERBEU – SHKËNDIJA E DURRËSIT 1-1
GOLAT: Vila 60’/ Hyka 72′
SKËNDERBEU: Harti, Hoxhaj, Zyfo, Dajko, Koxhaj, Shabanllari, Gjançi, Kote, Vila, Stermolli, Xheti. (U aktivizuan: Tona, Osmani, Fejzolli). Trajner: B.Vila
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Hoxha, Deliallisi, Loha, Konduri, Nexha, Uka, Çyrbja, Tufa, Hyka, Xhakoni, Behari. (U aktivizua: Andoni). Trajner: A.Domi
GJYQTARË: A.Pelo, E.Kote, L.Fushëza (Ersekë)

Skënderbeu nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 në fushën e vet ndaj Shkëndijës së Durrësit. Pjesa e parë ka qenë e vakët dhe u mbyll në barazim pa gola. Në pjesën e dytë, kur luhej minuta e 60-të, Vila kalon në avantazh Skënderbeun, ndërsa vetëm 10 minuta më vonë Hyka barazon shifrat për Shkëndijën e Durrësit. Edhe pse korçarët patën mundësi të shënonin sërish, nuk ia arritën.
Llazi Saro

Turbina turpëron Vlorën
TURBINA – VLORA 5-0
GOLAT: D.Bilali 26′ (11-m), Gica 53′, 58′, Tata 68′ (11-m), Halili 75′
TURBINA: Zuna, Duraku, Mezini, Kullolli, F.Bilali, D.Bilali, Tata, Sollaku, Hoxholli, Halili, Gica. (U aktivizuan: Lika, Ballkoçi, Leci, Dyrmishi). Trajner: F.Bilali
VLORA: Muho, Xhaferraj, Gjyzeli, Kapaj, Veizi, Zotaj, Haxhi, Skënderaj, Plaka, Shabani, Velikaj. (U aktivizuan: Guraj, Hoxha, Veraj). Trajner: L.Gjondedaj
GJYQTARË: A.Zdrava, E.Danaj, E.Gjoni (Elbasan)

Turbina ka shkatërruar Vlorën 5-0, në një ndeshje që foli vetëm për cërrikasit. Të frymëzuar edhe nga forma e mirë e kapitenit D.Bilali, vendësit u treguan të papërmbajtshëm. Në minutën e 26-të u shënua goli i parë, për t’u pasuar më pas nga dopieta e Gicës. Tata do të katërfishonte shifrat, po me një 11-metërsh në minutën e 68-të, ndërsa pesë minuta nga fundi Halili vulosi fitoren.
Vladimir Mema

Mamurrasi fiton dhe shpallet kampion
SHKUMBINI – MAMURRASI 0-3

GOLAT: Gjoni 49′, Ndreshaj 53′, Vocaj 67′
SHKUMBINI: Rrushi, Ballhysa, Gjuzi, Kosta, Kuqi, Elezi, Koni, Gjini, Saja, Sulkja, Lluca. (U aktivizuan: Tufa, Hyseni). Trajner: Ç.Saja
MAMURRASI: Gjonaj, Vocaj, Fetaj, Prenga, Aliaj, Marku, Gjinaj, Gjoni, Gjoka, Zogaj, Marku. (U aktivizuan: Prodani, Ndreshaj, Mërdhoci). Trajner: V.Sokoli
GJYQTARË: E.Bodeci, I.Cani, E.Shkodrani (Elbasan)

Paratërinjë e Mamurrasit kanë arritur dje një fitore të merituar në Peqin, duke u shpallur kampionë të Kategorisë së Parë për paratërinj. Pas 23 ndeshjesh, ekipi i drejtuar nga Vesel Sokoli, ka grumbulluar 57 pikë. Në fakt, titulli kampion ishte hipotekuar që një javë më parë, kur Olimpiku, ndjekësi më i afërt i Mamurrasit, humbi në shtëpi. Në ndeshjen ndaj peqinasve, ekipi nga Lezha, por që përfaqësohet nën emrin e Mamurrasit në kampionat, nuk e pati shumë të vështirë të mposhtte Shkumbinin. Peqinasit kanë rezistuar vetëm në pjesën e parë, ndërsa në të dytën i janë nënshtruar lojës së miqve. Për skuadrën e akademisë së futbollit “Brian’s”, golat e fitores u shënuan nga Gjoni, Ndreshaj dhe Vocaj. Javën e fundit Mamurrasi pret Butrintin, teksa pret të festojë edhe zyrtarisht titullin kampion.
Fatmir Ahmeti

Shkrihet Bylisi U-17
Ndodh edhe kështu. Kur kampionati ka edhe tri javë për të luajtur, skuadra e Bylisit është shkrirë. Burime pranë klubit ballshiot tregojnë për “Panorama Sport”, se për shkak të mosmarrëveshjeve mes drejtuesve dhe trajnerit, ekipi është shpërndarë, duke bojkotuar në këtë mënyrë aktivitetin. Në fakt, Bylisi U-17 drejtohet nga Todian Byzyka dhe në përbërje të tij ka lojtarë nga Fieri. Megjithatë, gjatë këtij sezoni kjo skuadër është regjistruar në kampionat me emrin e Bylisit. Ecuria e Bylisit ka qenë e dobët, teksa prej javësh pozicionohet në vendin e fundit me vetëm dy pikë. Para fillimit të fazës së dytë, disa nga lojtarët kanë lëvizur në ekipe të tjera. Në disa ndeshje Bylisi nuk plotësonte dot as numrin e lojtarëve. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me skuadrën U- 19, e cila drejtohet nga Endri Yzeiri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"