U-17: Shkëndija e Tiranës, hap kampioni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2013 | 13:53

U-17: Shkëndija e Tiranës, hap kampioni

Derbin e vendos Koka
SHKËNDIJA E T. – SHKËNDIJA E D. 2-1
GOLAT: Osmanallaj 63′, Koka 78’/ Frroku 48′
SHKËNDIJA E TIRANËS: Mehidri, Ndoj (Ropi 26′), Domgjonaj, Kaçupaj, M.Harruni, Koka, Noka (Bali 78′), Goleci (Mici 50′), A.Harruni, Osmanollaj, Ivani. Trajner: K.Sterjo
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Cërriku, Pepkolaj, Xhakoli, Shala, Uka, Cane, Frroku, Ajdini, Kutrrolli (Torra 78′), Shytermeja. Trajner: E.Furxhi
GJYQTARË: E.Hamiti, B.Pjetrushi, F.Pjetrushi (Lezhë)
KARTON I VERDHË: A.Haruni 66′

Në përballjen mes dy shkollave të mjeshtërisë, asaj të Tiranës dhe të Durrësit, kanë triumfuar djemtë e “Loro Boriçit”. Skuadra e drejtuar nga Kostika Sterjo ka përmbysur rezultatin, teksa të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të Frrokut në fillimin e pjesës së dytë. Gjithsesi, Osmanollaj do të barazojë më pas dhe dy minuta para fundit, Koka shënon golin e fitores.
Abdulla Dushku

Vllaznia si stërvitje
VLLAZNIA – APOLONIA 3-0
GOLAT: Kaçubela 25′, Rajçeviç 48′, Vecaj 67′

VLLAZNIA: Vjerdha, Zogaj (Dema 78′), Fangaj, Kukaj, Bruçi, Kaçubela, Rajçeviç (Puka 55′), Hoti, Alla (Blinishta 73′), Vecaj (Pusi 69′), Hyseni. Trajner: A.Noga
APOLONIA: Balo, Velo, Çelaj, Haxhiraj, Turtulli (Gashi 55′), Lizaj, Mehmeti, Mehmetaj (Troka 61′), Sulaj, Zeqo, Hëna. Trajner: O.Çuko
GJYQTARË: I.Metani, B.Grepi, S.Guzja (Durrës)

Vllaznia ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Apolonisë së vendit të fundit. Skuadra shkodrane ka dominuar që nga fillimi deri në fund të takimit. Pjesa e parë është mbyllur me shifrat 1-0 pas golit të Kaçubelës. Në pjesën e dytë ekipi i Alban Nogës ka arritur të shënojë edhe dy gola të tjerë, fillimisht Rajçeviçin dhe më pas me Vecaj. Ka qenë një fitore e lehtë për shkodranët.
Admir Uruçi

Poker i durrsakëve
TEUTA – ELBASANI 4-1
GOLAT: Hyka 3′, 23′, Lila 9′, Mara 72’/ Panganikia 68′
TEUTA: Vata (Golike 70′), Hajdini, Mitralozi, Bashysa, Lila, Ndraxhi, Hoxha (Përkeqi 66′), Trimi (Pistoja 56′), Vila (Domi 70′), Hyka (Mara 50′), Gripshi. Trajner: G.Begeja
ELBASANI: Topuzi, File (Avdyli 30′), Lami (Kamberaj 63′), Shehi, Panganika, Hida, Shabani, Bullari, Peqini (Dalipi 41′), Stojku, Meta (Karaj 41′). Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: Q.Copa, G.Metani, D.Kasa (Kavajë)
KARTONË TË VERDHË: Mitralozi, Bashysa

Paratërinjtë e Teutës kanë mundur lehtësisht 4-1 moshatarët e tyre nga Elbasani. Vendësit zgjidhin gjithçka që në pjesën e parë, duke dominuar tërësisht. Serinë e golave e hapi Hyka që në minutën e 3-të. Më pas dyfishon Lila, ndërsa sërish Hyka shënon në minutën e 23-të dhe mbyll pjesën e parë me avantazh të trefishtë. Në pjesën e dytë shënohen dy gola të tjerë.
Roland Gjini

Fundoset Partizani
SKËNDERBEU – PARTIZANI 3-0
GOLAT: Gjançi 14′ (11-m), 41′, Make 65′
SKËNDERBEU: Dramolli, Qeleshi, Menko, Isa, Zyberi, Lika, Make, Tona, Osmani, Gjançi, Kote. (U aktivizuan: Kita, Fejzolli, Myrteza). Trajner: G.Liçi
PARTIZANI: Selmani, Myftari, Hasandro, Çekaj, Qesari, Bajrami, Bregu, Taipi, Mersini, Vllaca, Lika. (U aktivizuan: Ngjela, Shehu, Rami). Trajner: N.Çoçlli
GJYQTARË: A.Zdrava, G.Danaj, E.Kume (Elbasan)
KARTONË TË VERDHË: Zyberi 25′, Kita 64′, Osmani 72’/ Taipi 13

Skënderbeu fundos Partizanin, duke e mposhtur 3-0. Që në minutën e 14-të vendësit kalojnë në epërsi, teksa Gjançi godet saktë nga pika e bardhë. Osmani, ndër më të mirët në fushë, jep një pasim të bukur për Gjançin, që arrin të shënojnë golin e dytë. Partizani nuk del në lojën e vet dhe ndëshkohet sërish, këtë herë nga Make. Të kuqtë, pas kësaj humbjeje, janë të parafundit.
Llazi Saro

Përmbysje e Tiranës
POGRADECI – TIRANA 2-3
GOLAT: Kelo 5′, Manellari 12’/ Morina 22′, Halili 69′, 73′
POGRADECI: Baci, Molla, Laraku, Kozmallari, Çekiçi, Kelo, Mukollari, Liçkollari, Manellari, Veizi, Selko. Trajner: F.Fetollari
TIRANA: Dallashi, Nuriu, Kuka, Bajo, Koldashi, Doku, Kl.Prendi, Hoxha, K.Prendi, Halili, Morina. Trajner: L.Sengla
GJYQTARË: A.Pelo (Ersekë), G.Zguro, E.Kello (Korçë)

Tirana i është rikthyer fitores, teksa ka mposhtur në transfertë Pogradecin. Një gol i Morinës dhe dopieta e Halilit ka nderuar ekipin e Senglës. Fillimisht ishin liqenorët që, pas disa sulmeve radhazi, arritën të shënonin dy gola të bukur me Kelon dhe Manellarin. Mirëpo, bardheblutë nuk dorëzohen, teksa shkurtojnë diferencën dhe shpërthejnë në pjesën e dytë me Halilin.
Pëllumb Starova

Kukësi surprizon blutë
DINAMO – KUKËSI 0-1
GOLI: Elezkurtaj 77′
DINAMO: Xhafaj, Bala, Mulaj, Kalemi, Sina, Qato, Dreni, Gjuzi, Toçilla, Abazaj, Nazari. (U aktivizuan: Marinaj, Lajthia, Pojaku, Shazivari, Muraku) Trajner: I.Binjaku
KUKËSI: Batusha, Gërmizi, Lleshi, Elezaj, Duraku, Matmuja, Domi, Mici, Demhasa, Dida, Kotarja. (U aktivizuan: Cena, Jonuzi, Elezkurtaj). Trajner: A.Belaj
KARTONË TË VERDHË: Gërmizi, Lleshi, Elezaj, Mici, Kotarja, Cena;
KARTON I KUQ: Gërmizi 69′
GJYQTARË: S.Bebja, E.Mustafaj, A.Kocciaj (Tiranë)

Dinamo surprizohet në shtëpi nga Kukësi, duke humbur 0-1. Në fundin e takimit, kuksianët i nderoi i sapofuturi në lojë, Elezkurtaj. Edhe pse prej disa minutash miqtë luanin me një lojtar më pak, ata shfrytëzuan mirë kundërsulmin dhe arritën të merrnin fitore në kryeqytet. Nga ana tjetër, blutë bën presion gjatë gjithë kohës te porta e Kukësit, por nuk shënuan dot.
Erjon Hamitaj

Shkëlqejnë vlonjatët
FLAMURTARI – BESA 4-2
GOLAT: Zoto 26′, 58′, Sino 65′, 75’/ Çela 55′, 80′
FLAMURTARI: Sali, Hajdini, Myslymi, Xhaferraj, Dule, Sino, Deliaj, Aço, Zoto, Lazaj, Selami. (U aktivizuan: Çela, Muça, Seraj). Trajner: G.Mezani
BESA: Dajsinani, Metolli, Uku, Shala, Brahimaj, Efica, Merhori, Shima, Sula, Hoxha, Çela. (U aktivizuan: Berberi, Habili). Trajner: I.Duro
GJYQTARË: M.Troka, A.Buzi, E.Grabova (Fier)

Flamurtari për paratërinj ka shkëlqyer në ndeshjen e djeshme ndaj Besës, të zhvilluar në kompleksin sportiv të Pyllit të Sodës. Zoto dhe Sino kanë qenë protagonistë për vlonjatët, teksa shënuan nga dy gola secili. Në pjesën e dytë loja bëhet më e bukur, pasi kavajasit reagojnë, por pa arritur të vënë në dyshim fitoren e Flamurtarit. Për Besën shënoi dy gola Çela, por që s’mjaftuan.
Altin Pavllo

Laçi thyen Olimpikun
LAÇI – OLIMPIKU 3-1
GOLAT: Doçi 22′, Gjoni 38′, Jushi 42’/ Kaimi 48′
LAÇI: Halili, Bardhi, Jushi, K.Lika, R.Lika, Mërdhoqi, Balozi, Doçi, Yzeiraj, Gjoni, Bushpepa. (U aktivizuan: Haxhiu, Baboçi, A.Stojani, M.Stojani). Trajner: N.Tarazhi
OLIMPIKU: K.Bushi, Spahiu, Kaimi, Gjalpi, Bardhi, Trimi, Baze, Xh.Bushi, Hoxha, Crvenako, Gaxheli. Trajner: A.Baze
GJYQTARË: S.Ahmeti, I.Myrtja, K.Shemo (Shkodër)

Laçianët e vegjël kanë mposhtur Olimpikun me rezultatin 3-1, duke siguruar në këtë mënyrë tri pikë me mjaft vlera në luftën për mbijetesë në Kategorinë Superiore. Serinë e gola për vendësit e ka hapur shtatshkurtri Rajdi Doçi, e më pas në limitet e pjesës së parë ka qenë Gjoni që ka dyfishuar shifrat. Me startimin e pjesës së dytë, laçianët gjejnë sërish golin, këtë herë me Jushin.
Vladimir Prenga

Tomori s’fal në shtëpi
TOMORI – BUTRINTI 2-0
GOLAT: Sherifi 61′ Ferra 72′
TOMORI: Çela, Koroni, Sherifi, Xherimeja, Myrtaj, Ajdinaj, Dragoti, Ferra, Shinko, Drabo, Ramadani. (U aktivizuan: Arapi, Papa). Trajner: S.Dule
BUTRINTI: Zani, Hoxha, Muça, Lala, Guma, Çipa, R.Piro, Zotaj, Meta, Koçiaj, Xarba. (U aktivizuan: Muçaj, Çakalli, Konomi). Trajner: L.Risti
GJYQTARË: G.Sulko, S.Met’hoxha, F.Greca (Lushnjë)

Tomori i drejtuar nga Santiljano Dule ka arritur të fitojë ndaj Butrintit. Pjesa e parë është mbyllur në shifra të barabarta 0-0. Në pjesën e dytë beratasit do të shënonin dy gola. Golin e parë e shënon Sherifi në minutën e 61-të. Sfidën do ta vuloste Ferra në minutën e 72-të. Gjatë këtij fraksioni është larguar nga pankina trajneri i Butrintit, Risti, për protesta ndaj arbitrit.
Bojken Dalipaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"