U-17: Shkëndija e Tiranës, e pandalshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2013 | 15:09

U-17: Shkëndija e Tiranës, e pandalshme

Spektakël dhe poker
SHKËNDIJA E TIRANËS – DINAMO 4-0
GOLAT: Goleci 9′, Kastrati 32′, Ivani 51′, Bali 73′
SHKËNDIJA E TIRANËS: Mehidri, Moqi (Gjeçi 60′), Kastrati, Kaçupaj, M.Haruni (Selami 60′), Noka (Osmanollaj 60′), A.Harruni, Koka (Bali 60′), Goleci (Tota 60′), Ivani, Mici. Trajner: K.Sterjo
DINAMO: Xhafaj, Bala (Hodaj 65′), Mullaj (Toçilla 45′), Kaleshi (Muraku 45′), Sina, Marinaj, Dreni (Nazari 60′), Gjuzi, Sino (Sterkaj 52′), Qato, Abazaj. Trajner: I.Bujaku
GJYQTARË: R.Muska, Sh.Faja, A.Bame (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Noka 32′, Kastrati 67′, Ivani 73′

Shkëndija e Tiranës, kryesuesja e kampionatit U- 17, ka shkëlqyer ndaj Dinamos duke fituar 4-0. Goleci, Kastrati, Ivani dhe Bali u bënë protagonistë me golat e tyre. Në këtë ndeshje i pranishëm, duke vëzhguar dy futbollistë të Dinamos, Klinti Qato dhe Xhon Marinaj, ka qenë ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata. Ky i fundit prej vitesh ushtron detyrën e menaxherit të FIFA-s.
Abdulla Dushku

Rikthehet Partizani
PARTIZANI – LAÇI 4-0
GOLAT: Vllaca 16′, 48′, Gjoshi 64′, Mersini 78′
PARTIZANI: Selmani, Myftari, Hasanaj, Ngjela, Barjamaj, Bregu, Hadaj, Qesari, Vllaca, Mersini, Lika. (U aktivizuan: Taipi, Çekaj, Shehu, Gjoshi, Pinari). Trajner: N.Çoçlli
LAÇI: Halili, Pavligjoti, Baboçi, A.Stojani, Jushi, Doçi, Mardhoqi, Bushpepa, Gjoni, Lika, Balozi.(U aktivizuan: Përgjoka, Haxhiu, Kacci, A.Lika, M.Stojani). Trajner: N.Tarazhi
GJYQTARË: E.Kotemelo, A.Stojku, Xh.Mani (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Hasanaj/ Kaçi, Mardhoqi (2)
KARTON I KUQ: Mardhoqi

Paratërinjtë e Partizanit gjejnë më në fund fitoren pas disa javësh rezultate negative. Në ndeshjen ndaj Laçit të kuqtë bindën në lojë dhe rezultat. Vllaca kaloi në avantazh Partizanin në minutën e 16-të, ndërsa me këtë gol u mbyll pjesa e parë. Në të dytën miqtë nuk reagojnë për të barazuar shifrat, ndërsa të kuqtë shënojnë sërish me Vllacajn dhe më pas Gjoshin e Mersinin.
Erjon Hamitaj

Morina nderon Tiranën
TIRANA – SKËNDERBEU 1-0
GOLI: Morina 48′
TIRANA: Cara, Demaj (Isai 71′), Kr.Prendi (Çema 48′), Kl.Prendi (Hoxha 78′), Koldashi, Morina, Tola (Bonavia 50′), Joti, Doka, Nuriu, Kuka. Trajner: A.Gallo
SKËNDERBEU: Braholli, Isa, Menko, Zyber (Tona 71′), Lika, Osmani, Qeleshi (Myrteza 52′), Mare (Fejzolli 46′), Gjergo, Gjançi, Kote. Trajner: G.Liçi
GJYQTARË: O.Kuka, F.Shkëmbi, A.Meçani (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Kuka/ Gjergo

Tiranës i ka mjaftuar goli i Morinës për të mposhtur Skënderbeun dhe u rikthyer në vendin e dytë. Bardheblutë kishin në stol trajnerin e ri, Alpin Gallo, ndërkohë që Luan Sengla është larguar në mënyrë enigmatike. Ndeshja ka qenë mjaft e bukur dhe me raste shënimi nga të dyja skuadrat. Pjesa e parë ka qenë pothuajse e barabartë, ndërsa në të dytën Tirana ka dominuar dhe shënuar.
Abdulla Dushku

Flamurtari, OK në Fier
APOLONIA – FLAMURTARI 0-3
GOLAT: Zotaj 29′, 71′, Sina 58′
APOLONIA: Bala, Haxhiraj, Velo, Çelaj, Zeqo, Sulaj, Lizaj, Mehmeti, Tomorri, Hëna, Mehmeti. (U aktivizuan: Gashi, Turtulli). Trajner: O.Çuko
FLAMURTARI: Sali, Xhaferraj, Hajdini, Myslimi, Dule, Della, A.Shkurti, Shehu, Sina, Selami, Zotaj. (U aktivizuan: Çela, Muça, Seraj). Trajner: G.Mezani
GJYQTARË: B.Qato, L.Koçi, F.Behari (Durrës)

Flamurtari fiton lehtësisht ndaj Apolonisë në transfertë. Fierakët nuk po arrijnë të marrin ende pikën e parë në këtë kampionat, edhe pse janë luajtur 12 ndeshje deri më tani. Vlonjatët kanë arritur një fitore të bukur, teksa protagonist absolut është bërë Zotaj, duke realizuar dy herë. Sina plotësoi triumfin e Flamurtarit, në një ndeshje ku miqtë merituan plotësisht 3 pikët.
Mikel Mbriçaj

Përmbysje e Elbasanit
ELBASANI – VLLAZNIA 2-1
GOLAT: Hidri 63′, Peqini 79’/ Kola 24′
Elbasani: Dashi, Cani, Shehi, Panganika, Bullari, Kalemi, Hida, Veli, Hidri, Stojku, Shabani. (U aktivizua edhe Peqini). Trajner: S.Dalipi
VLLAZNIA: Vjerlla, Premçi, Bala, Fangaj, Zogaj, Kola, Rajçeviç, Dema, Alla, Vecaj, Nebaj. (U aktivizuan: Blinishaj, Kaçubello). Trajner: A.Noga
GJYQTARË: R.Zeneli, K.Miskja, M.Biti (Lushnjë)

Elbasani ka arritur ta mundë jo pa shumë vështirësi skuadrën e Vllaznisë për paratërinj. Pjesa e parë foli për shkodranët, të cilët arritën të shënonin me anë të Kolës në minutën e 24-ët. Por, në të dytën, verdheblutë kthejnë gjithçka në favorin e tyre, teksa fillimisht Hidri në të 63-ën dhe më pas Peqini në minutën e 79-të arritën ta kthenin lojën në favor të tyre.
Vladimir Mema

Shkëndija D. nuk fal
SHKËNDIJA E DURRËSIT – OLIMPIKU 3-0
GOLAT: Shytermja 16′, 43′, Ajdini 70′
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Uka, Mustafai, Pepkolaj, Xhakolli, Shytermja (Torra 58′), Ajdini, Frroku (Pergjoni 64′), Kutrolli (Farruku 61′), Shala, Lame (Daci 73′). Trajner: E.Furrxhi
OLIMPIKU: Novaka, Kaimi, Spahiu (Rami 53′), Garheli (Malkollari 66′), Bushi (Mehmeti 41′), Bardhi, Trimi, Baze, Cervanaku (Curri 41′), Lekgegaj (Shima 60′), Hoxha. Trajner: A.Baze
GJYQTARË: E.Alliaj, S.Hanaj, Xh.Gjata (Patos)
KARTONË TË VERDHË: Uka, Gjuzi, Ajdini/ Bardhi, Cervanaku, Novaka, Baze

Shkëndija e Durrësit mposht pastër 3-0 moshatarët e tyre të Olimpikut. Vendësit e dominuan tërësisht takimin dhe me më shumë përqendrim mund të shënonin më shumë. Në minutën e 16-të është Shytermja që zhbllokon rezultatin. Tri minuta nga fillimi i pjesës së dytë është sërish Shytermja që dyfishon avantazhin e vendësve. Në minutën e 70-të Shkëndija realizon me Ajdinin.
Roland Gjini

Kukësi thyen Teutën
KUKËSI – TEUTA 3-2
GOLAT: Demhasa 29′, Gavazaj 36′, 71’/ Trimi 25′, Gripshi 64′
KUKËSI: Batusha, Gjuta, Elezaj, Duraku (Cena 58′), Mici, Haxhiu, Petku (Dida 65′), Matmuja, Gavazaj, Domi (Jonuzi 45′), Demhasa (Kotarja 77′). Trajner: A.Bela
TEUTA: Vata, Seferi (Yzeiri 46′), Hajdini, Lila, Kalemi, Ndraxhi (Shala 50′), Hoxha, Trimi, Mara (Përkeqi 85′), Gripshi, Vila. Trajner: G.Begeja
GJYQTARË: E.Hushi, J.Ujka, G.Vogli (Fushë-Krujë)
KARTONË TË VERDHË: Petku, Gjuta/ Hajdini, Seferi, Shala

Kukësi ka mposhtur në shtëpi Teutën, në një ndeshje ku i pati të gjitha mundësitë për të shënuar më shumë gola. Durrsakët i ka shpëtuar nga një humbje e thellë portieri Elton Vata, i cili ka treguar klas me pritjet e bëra. Teuta kaloi e para në avantazh, por Kukësi përmbysi rezultatin, teksa shënuan Demhasa dhe dy herë Gavazaj. Për miqtë realizuan fillimisht Trimi dhe më pas Gripshi.
Jonuz Hallaçi

Besa i falet Çelës
BESA – POGRADECI 2-1
GOLAT: Hoxha 38′, Çela 40’/ Kelo 32′
BESA: Dajsinani, Metolli, Uku, Shaba, Sula, Efica, Merhori (Deliu 65′), Shima (Gjuzi 41′), Bizhdili, Hoxha, Çela. Trajner: I.Duro
POGRADECI: Baci, Kozmallari, Molla, R.Laraku, Yzellari, Kelo, Likollari, Liçkollari, Manellari, Veizi, Selko (K.Laraku 41′). Trajner: F.Fetollari
GJYQTARË: A.Merdanaj, M.Llukmani, T.Kasaj (Vlorë)

Besa ka mundur jo pa vështirësi Pogradecin në shtëpi. Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur, teksa fillimisht në avantazh kaluan miqtë me anë të Kelos. Inspirues i lojës së kavajasve u bë Efica, i cili dha edhe asistin e golit të fitores së shënuar nga Çela. Para se të përfundonte pjesa e parë, barazoi Hoxha për Besën. Gjithçka u mbyll në shifrat 2-1 në një takim “fair-play”.
Feriz Ferizaj

Tension në Gjirokastër
LUFTËTARI – TOMORI 1-2
GOLAT: Çela 10’/ Shinko 35′, Ajdinaj 50′
LUFTËTARI: An.Buxaj, Matushi, Halo (Halilaj 50′), Lengo, Koshi, Puci, Bajo (Ksera 53′), Çela (A.Buxaj 55′), Llavdaniti, Çani, Mahmutaj. Trajner: A.Çulli
TOMORI: Çela, Karoni, Sherifi, Xheriolja, Myrtaj, Dragoti, Ferraj, Ajdinaj, Shinko, Dibra, Ramadani. Trajner: S.Dule
GJYQTARË: Q.Ruçi, E.Avdi, A.Jacaj (Sarandë)
KARTONË TË VERDHË: Puci, Matushi, Koshi

Tomori ka mposhtur Luftëtarin në një ndeshje me jo pak tension për sa u përket vendimeve të gjyqtarit, të cilat janë kontestuar ashpër nga vendësit. Gjirokastritët e vegjël shënuan në minutën e 10- të me anë të Çelës. Më pas barazoi Shinko, por ky gol u kontestua nga lojtarët e Luftëtarit. Në pjesën e dytë, Ajdinaj u dha fitoren beratasve, ndërsa Mahmutaj humbi një penallti.
Tomorr Shehu

Vlora bën ciniken
BUTRINTI – VLORA 0-1
GOLAT: Veizi 68′
BUTRINTI: Zani, Lala, Çipa, Guma, Piro (Xarba 54′), Meta, Zotaj (Mema 40′), Hoxha, Çakalli (Konomi 40′), Koçia (Kumi 69′), Pashuni. Trajner: A.Çakuli
VLORA: Nuraj, Mataj (Taleshi 65′), Qarri (Krytha 78′), Veizi, Muka, Dervishi, Veraj (Kapaj 55′), Skënderaj, Mata, Veshaj, Velaj (Aliaj 60′). Trajner: B.Shabani
GJYQTARË: R.Shosha, K.Hoxha, B.Bejko (Gjirokastër)
KARTONË TË VERDHË: Qarri 63′, Aliaj 74′

Butrinti humb në shtëpi përballë Vlorës, në një takim ku rezultati më i drejtë mund të ishte barazimi. Miqtë e fillojnë mirë takimin, ku humbin rast të mirë për shënim. Deri në fund të pjesës së parë rezultati mbetet i pandryshuar, pavarësisht rasteve. Në pjesën e dytë loja merr më tepër grintë. Në minutën e 68-të, Veizi kërcen mbi të gjithë në zonë dhe shënon me kokë.
Gerald Bregu

Mala mposht lezhjanët
BESËLIDHJA – SHKËNDIJA B. E TIRANËS 0-2
GOLAT: Mala 58′, 64′
BESËLIDHJA: M.Prendi, Luka, J.Hila, Lusha, Kaçaçi, E.Hila, Gega, Malaj, Nikolli, Gazulli, Frani. (U aktivizuan: K.Prendi, Shyti, Lesi, Kolziu). Trajner: O.Gjurashi
SHKËNDIJA B. E TIRANËS: Gjonaj, Morina, Xhafaj, Lamaj, Vathi, Mala, Therçaj, Luga, Bushati, Haxhiu, Kratollari. (U aktivizuan: Xhixha, Paraj, Pushaj, Elezi). Trajner: Sh.Kumbarçe
GJYQTARË: Gj.Bori, E.Qerimaj, K.Shema (Shkodër)
KARTONË TË VERDHË: Gazulli, J. Hila, Kaçaçi

Shkëndija B. e Tiranës fitoi pastër në Lezhë, duke ruajtur kryesimin. Që në fillim miqtë e kanë kontrolluar lojën, por goli ka munguar në pjesën e parë, ndërkohë që lezhjanët goditën edhe traversën. Pjesa e dytë foli më shumë për miqtë, por kësaj radhe ata ishin edhe të saktë para porte. Në të 58-ën minutë Mala shënon një gol me një aksion personal dhe më pas dyfishon shifrat.
Preng Gjikola

VLLAZNIMI – KASTRIOTI 5-2
GOLAT: Dibra 17′, Mema, 22′, 30′, Beluli 62′, Kraja 64’/ F.Kau 43′, 72′
VLLAZNIMI: Hila, Ura, Kakini, Behluli, Malishta, Dallnezi, Dibra, Bajraku, Dini, Bilali, Mema. (U aktivizuan: A.Kraja, Leçaj, Piraniqi, Beqi). Trajner: A.Xhahysa
KASTRIOTI: Lika, Dollaku, Kuka, Ruçi, Merlika, Çela, Balla, Caca, K.Kau, F.Kau, Bakiu. (U aktivizuan: Tafa, Guri). Trajner: A.Kuka
GJYQTARË: E.Gjoka, N.Bilbili, F.Pjetrushi (Lezhë)
Admir Uruçi

SKAMPINI – SHKODRA 5-1
GOLAT: Balla 20′, Halili 29′ (11-m), 52′, 70′, Çopja 78’/ Ulndreaj 23′
SKAMPINI: Popa, Dyrmyshi, Sharra, Leskaj, Hushi, Çopja, Bulku, Xhafa, Halili, Balla, Haxhia. (U aktivizuan: Tatoshi, Marashi, Tafa, Bajrami). Trajner: F.Bilali
SHKODRA: S.Kurtaj, Bunga, Vistaraj, Troshani, Gjeçaj, Hoxhaj, Sadiku, Zeqiraj, Bandula, Ulndreaj, Çoçja. (U aktivizuan: Mali, A. Kurtaj, Shkicaj). Trajner: R.Piraniqi
GJYQTARË: D.Kasa, G.Metani, Q.Çopa (Kavajë) Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"