U-17: Ngec Shkëndija, afrohet Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2014 | 13:05

U-17: Ngec Shkëndija, afrohet Vllaznia

Shkendija U-17Tripleta e Marinajt ndal kryesuesit
DINAMO – SHKËNDIJA E TIRANËS 3-3
GOLAT: Marinaj 7′, 10′, 21’/ Kaçupaj 25′, Mici 39′, Domgjonaj 43′
DINAMO: Dema, Mulaj, Kalemi (Sina 62′), Memushi, Muraku (Sterkaj 50′), Nazari (Xhepa 50′), Sino (Bala 66′), Qato, Abazaj, Çervanaku (Shazivari 60′), Marinaj. Trajner: Xh.Lloshi
SHKËNDIJA E TIRANËS: Mehidri, Domgjonaj, Kastrati, M.Harruni, Kaçupaj, Noka (A.Harruni 72′), Rope, Koka, Goleci (Moqi 53′), Ivani, Mici. Trajner: K.Sterjo
GJYQTARË: L.Haxhiu, J.Gjata, A.Vila (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Kaçupaj, Mici

Dinamo ndal Shkëndijën e Tiranës në një bara zim 3-3. Kryesuesit janë befasuar nga blutë, pasi në 21 minutat e para, Xhoni Marinaj ka shënuar tre gola, njëri më i bukur se tjetri. Skuadra e trajnerit Kostika Sterjo është shokuar nga starti i takimit, por gradualisht ka arritur të marrë veten. Ka qenë Mario Kaçupaj ai që ka rikthyer lojën ekipit të shkollës së mjeshtërisë me një gol të bukur pas një gjuajtjeje brenda zonës. Në të 39- n është Hasan Mici që ka ngushtuar shifrat në 3- 2, sërish me një gol të shkëlqyer. Kështu është mbyllur pjesa e parë, ndërsa me fillimin e së dytës është futbollisti kosovar Davit Domgjonaj që ka barazuar. Loja futet në ekuilibër të plotë dhe të dyja skuadrat synojnë të shënojnë golin e triumfit, por asnjëra nuk ia arrin, pasi mbrojtjet respektive janë të kujdesshme. Kështu Shkëndija kryesuese është frenuar, ndërsa Dinamo ka marrë një pikë të rëndësishme, teksa lufton për mbijetesë në Kategorinë Superiore.
Abdulla Dushku

Shkodranët bëjnë poker
VLLAZNIA – ELBASANI 4-0
GOLAT: Pusi 1′, Vecaj 10′, 53′, Mujaxhi 70′
Vllaznia: Vjerdha, Premçi, Fangaj, Kukaj, Balaj, Alla, Vecaj, Kalaja, Dema, Kolaj, Pusi. (U aktivizuan: Mujaxhi, Hoti, Hyseni, Brucci, Kulli). Trajner: A.Hasani
ELBASANI: Dashi, Dushku, Panganika, Peqini, Stojku, Hidri, Dalipi, Meka, Karaj, Ruçi, Çela, Veli. Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: F.Pjetrushi, A.Pici, E.Bajrakurtaj (Lezhë)

Vllaznia ka arritur një fitore shumë të rëndësishme, duke mposhtur Elbasanin me shifrat e pastra 2-0. Duke përfituar edhe nga ndalesa e Shkëndijës së Tiranës, tashmë shkodranët e vegjël e shikojnë veten vetëm 2 pikë më pak se kryesuesit. Në ndeshjen e djeshme kuqeblutë shënuan që në minutën e parë me anë të Pusit. Më pas realizoi dy herë Vecaj dhe një herë Mujaxhi.
Admir Uruçi

Sino, hero në Vlorë
FLAMURTARI – APOLONIA 6-0
GOLAT: Sino 2′, 20′, 55′, 65′, 70′, Selami 68′
FLAMURTARI: Qirko, Begaj, Çela, Dule, Shkurti, Deliu, Shehu, Tushe, Zoto, Sino, Sadushi. (U aktivizuan: Selami, Muça, Maze, Demiri). Trajner: G.Mezani
APOLONIA: Kutuci, Hëna, Velo, Troka, Haxhiaj, Mehmetaj, Sula, Hysi, Zeqo, Agalliu, Berisha. (U aktivizuan: Hasani, Malokaj, Qosja). Trajner: O.Çuko

Jurgen Sino është heroi i Flamurtarit në ndeshjen kundër Apolonisë. Plot pesë gola ka shënuar talenti vlonjat në portën e fierakëve, duke qenë protagonisti absolut i takimit. Miqtë kanë qenë inferiorë gjatë gjithë lojës, ndërkohë që skuadra e Genti Mezanit ka dominuar totalisht në çdo aspekt. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, ndërsa përveç Sinos shënoi edhe Selami.
Olsen Llambro

Tirana ia del në Korçë
SKËNDERBEU – TIRANA 1-2
GOLAT: Gjançi 78’/ Morina 62′, Doka 74′
SKËNDERBEU: Dramolli, Lika, Menko, Qeleshi, Tona, Zyber, Foto, Shabanllari, Gjergo, Osmani, Gjançi. (U aktivizuan: Isa, Kote) Trajner: G.Liçi
TIRANA: Cara, Toca, Bajo, Hoxhaj, Nuriu, Koldashi, Prendi, Joti, Halili, Morina, Doka. (U aktivizuan: Prendi, Sadiku, Punavia). Trajner: A.Gallo
GJYQTARË: E.Demiraj, G.Kamolli, K.Jashollari (Pogradec)

Skënderbeu është mundur nga Tirana në shtëpi me rezultatin 1-2, në një ndeshje që është zhbllokuar vetëm në pjesën e dytë. Bardheblutë kaluan dy herë në avantazh në minutën e 62-të dhe 74-të me anë të Morinës dhe Dokës. Djemtë e Liçit reaguan me Gjançin që shkurtoi diferencën e golave, por kjo nuk mjaftoi, pasi gjithçka u mbyll me fitoren e miqve, që pozicionohen të tretët.
Llazi Saro

Olimpiku i ikën fundit
OLIMPIKU – SHKËNDIJA E DURRËSIT 5-2
GOLAT: Hoxha 21′, Gjalpi 45′, Lajthia 49′, Omeri 66′, Lekgegaj 78’/ Kutrolli 11′, 41′
OLIMPIKU: Selgjeka, Spahiu, Omeri, Gjalpi, Gazheli (Malollari 70′), Lekgegaj, Sefa, Metaj (Shima 60′), Shehu, Hoxha, Lajthia (Basha 65′). Trajner: Sh.Berberi
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Cërriku, Mustafaj, Xhakolli, Cane, Kutrolli, Shala, Torra (Farruku 40′), Frroku (Përgjoni 46′), Ajdini, Plaku. Trajner: E.Furrxhi
GJYQTARË: A.Konomi, M.Troka, E.Jahaj (Fier)
KARTONË TË VERDHË: Plaku, Cërriku

Olimpiku ka fituar thellësisht ndaj Shkëndijës së Durrësit, duke iu larguar vendeve të fundit. Edhe pse vendësit kanë shënuar fillimisht me Hoxhën, skuadra e shkollës së mjeshtërisë sportive të Durrësit e ka përmbysur rezultatin me dy gola të Kutrollit. Por, pas pushimit, skuadra e Olimpikut ka qenë e papërmbajtshme, duke shënuar me Gjalpin, Lajthinë, Omerin dhe Lekgegajn.
Abdulla Dushku

Teuta zhyt Kukësin
TEUTA – KUKËSI 3-1
GOLAT: Trimi 10′, Gripshi 29′, Lila 68’/ Çekrezi 60′
TEUTA: Hajdini, Lila, Mitralozi, Shala, Ndraxhi, Hoxha, Trimi, Hyka, Kalemi, Gripshi, Përkeqi. (U aktivizua: Mara). Trajner: G.Begeja
KUKËSI: Mica, Cema, H.Germizi, Lleshi, A.Germizi, Demhasa, Duraku, Elezaj, Brika, Krasniqi, Domi. (U aktivizuan: Cekrezi, Dida, Kovçi). Trajner: A.Belaj
GJYQTARË: R.Dobruna, D.Tomorri, E.Potoni (Tiranë)

Paratërinjtë e Teutës mposhtën dje përmes një loje të bukur moshatarët e tyre nga Kukësi. Pas 10 minutave lojë, Trimi shënon golin e parë për vendësit, ndërkohë që më pas dyfishon Gripshi. Me fillimin e pjesës së dytë rritet presioni i veriorëve, të cilët ngushtojnë shifrat në 2-1. Tetë minuta më pas Lila me golin e tij shuan shpresat e kuksianëve për rezultat pozitiv në Durrës.
Roland Gjini

Partizani, “X” në Laç
LAÇI – PARTIZANI 1-1
GOLAT: Bushpepa 47’/ Ngjela 60′
LAÇI: Halili, Yzeiraj, Balozi, Lika, Beqiri, Mërdhoqi, Bushpepa, Kaçi, Stojani, Jushi, Doçi. (U aktivizua: Përgjoka). Trajner: N.Tarazhi
PARTIZANI: Selmani, Hasanaj, Çesari, Ngjela, Myftari, Rami, Hoxha, Gjuzi, Lika, Vllaca, Çema. (U aktivizuan: Bajrami, Gjoshi, Balili, Hodaj). Trajner: N.Çoçlli
GJYQTARË: L.Jubani, D.Gërmusha, K.Shemo (Shkodër)

Laçi dhe Partizani kanë ndarë nga një pikë, një ndeshje që kanë pasur të gjitha mundësitë për ta fituar. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë është Bushpepa që me një goditje me kokë shënon për Laçi. Më pas reagojnë të kuqtë, që shënojnë me Ngjelën. Në fund kurbinasit kanë shansin të shënojnë, por Lika humbet një penallti.
Vladimir Prenga

Në Pogradec s’ka fitues
POGRADECI – BESA 1-1
GOLAT: Manellari 53’/ Habili 70′
POGRADECI: Sulollari, Molla, Çollaku, Tola, Kozmallari, Yzellari, Manellari, Mukollari, Veizi, Harulla, Zeka. Trajner: F.Fetollari
BESA: Dajsinani, Cara, Sula, Uka, Shaba, Berberi, Bilbili, Habili, Çela, Hoxha, Dalipi. (U aktivizuan: Merdari, Deliu, Basha). Trajner: I.Duro
GJYQTARË: D.Muça, E.Gjoni, U.Kora (Elbasan)

Pogradeci nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1- 1 ndaj Besës. Ka qenë një lojë e bukur dhe me ritëm, ku në pjesën e dytë vendësit ishin me superiorë, duke shënuar të parët një gol të bukur me anën e Manellarit. Më pas kavajasit barazojnë me anën të Habilit. Kapiteni pogradecar, Mukollari, së bashku me shokët e vetë luftuan mjaft për të shënuar golin e dytë, por nuk ia arritën.
Pëllumb Starova

Tomori feston ngjitjen
TOMORI – LUSHNJA 6-2
GOLAT: Ramadani 3′ (11-m), Ajdinaj 15′, Dobra 25′, 51′, Buba 62′, 68’/ Zhuga 46′, Gorovelli 67′
TOMORI: D.Çela, Xherimeja, Sherifi, Ajdinaj, Koroni, Papa, Shinko, Dragoti, Dobra, Buba, Ramadani. (U aktivizuan: Lamaj, Myrtaj, Shulla). Trajner: S.Dule
LUSHNJA: Hila, Zaimi, Kaja, Xhumari, Dervishi, Kadiu, Barrolli, K.Çela, Quka, Zdrava, Zhuga. (U aktivizuan: Jonuzi, Gorovelli). Trajner: A.Hysko
GJYQTARË: O.Yzeiraj, S.Hanaj, Xh.Gjata (Patos)
KARTONËTËVERDHË: Ramadani, Sherifi/ Hila, K.Çela

Festival golash në Berat dhe një fund i lumtur për Tomorin U-17, që dje zyrtarizoi ngjitjen në Kategorinë Superiore me një fitore ndaj rivalit direkt, Lushnjës. Ramadani hapi serinë e golave, ndërsa më pas protagonistë u bënë Ajdinaj, Dobra dhe Buba. Djemtë e drejtuar nga Santiljano Dule tashmë do të përgatiten për finalen e titullit të Kategorisë së Parë kundër Shkëndijës.
Bojken Dalipaj

Përmbysja e Skampinit
SKAMPINI – BRIAN’S 2-1
GOLAT: Halili 61′ (11-m), Xhafa 78’/ Marku 24′
SKAMPINI: Popa, Haxhia, Dyrmishi, Sharra, Qosja, Marashi, Xhafa, Hushi, Halili, Çopja, Balla. (U aktivizuan: Filja, Bubeqi, Bajrami). Trajner: F.Bilali
BRIAN’S: Geci, Ndoj, Bllumbi, Gjoni, Feta, Gjinaj, Pjetri, Nekaj, Xh.Marku, Miloti, E.Marku. (U aktivizua: Noka). Trajner: Gj.Filipi
GJYQTARË: D. Kasa, G. Metani, H. Lila (Kavajë)

Skampini për të paratërinj ka mundur Brian’s-in në shifrat 2-1. Të parët kaluan në avantazh miqtë, që shënuan me anë të Markut në minutën e 24-t dhe mbyllur pjesën e parë. Në të dytën, Halili me anë të një 11-metërshi në minutën e 61-të barazon shifrat dhe më pas Xhafa me një gol të bukur nga jashtë zone në minutën e 78-të i dhuron fitoren ekipit të Skampinit.
Vladimir Mema

Burreli – Shkëndija B. e TIranës  1-3
Golat: Canameti 18′ / Beqiri 35’/ Haxhiu 54′, Gjonaj 73′ (11-m)
BURRELI: Rama, Beqiri, Hasa, Milkurti, Boça, Pasha, Dervishi, Gjonaj, Canameti, Brahasani, Lika. (U aktivizuan: Koca, Balliu, Tusha, Cevani, Muharremi). Trajner: V.Gjoni
SHKËNDIJA B. E T.: Zhupa, Hamati, Lamaj, Elezi, Metani, Pushaj, Avdillari, Loka, Raza, Therçaj, Zenelaku. (U aktivizuan: Gjonaj, Haxhiu, Xhixha). Trajner: Sh.Kumbarçe
GJYQTARË: I.Ujka, E.Hushi, G.Vogli (Fushë-Krujë)
Dritan Kurti

Luftëtari – Albpetroli 2-0
GOLAT: Ksera 10′, Mahmutaj 43′
LUFTËTARI: A.Buxaj, Halilaj, Matushi, Halo, Llavadaniti, Koshi (Ar.Buxaj), Puci, Ksera, Bajo (Cani 35′), Çela (Mëhilli 70′), Mahmutaj (Skëndi 75′). Trajner: A.Çulli
ALBPETROLI: Gjikondaj, Ferko, Mici, Hoxha, Mehmetaj, Asimetaj, Lakrori, Mehmeti, Fasko (Focaj 41′), Lapshi, Zjacja. Trajner: E.Yzeiri
GJYQTARË: E.Tafili, H.Mateli, A.Mullai (Memaliaj)
KARTONË TË VERDHË: Llavdaniti, Halo, Bajo, Mahmutaj, Ar.Buxaj / Asimetaj, Mehmetaj, Mici
Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"