U-17: Në Tiranë ka barazim, afrohet Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2014 | 12:46

U-17: Në Tiranë ka barazim, afrohet Vllaznia

Tirana U-17Shkëndijën e shpëton një gol në limit
SHKËNDIJA E TIRANËS – TIRANA 2-2
GOLAT: Osmanollaj 48′ (11-m), Koka 80’/ Doka 41′, Sadiku 62′
SHKËNDIJA E TIRANËS: Mehidri, Moqi, Kastrati, Kaçupaj, M.Harruni, Ropi (Tufa 64′), A.Haruni (Gjeçi 66′), Nokaj, Osmanollaj, Goleci, Koka. Trajner: K.Sterjo
TIRANA: Cara (Dallazhi 20′), Nuri, Demaj, Koldashi, Tola, Halili (Bushi 77′), Kl.Prendi (Sadiku 53′), Joti, Doka, Morina (Kr.Prendi 67′), Kuka. Trajner: A.Gallo
GJYQTARË: L.Alla, E.Malo, M.Qosja (Lushnjë)
KARTONË TË VERDHË: Ropi / Demaj

Shkëndija kryesuese dhe Tirana e vendit të dytë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, duke ndarë nga një pikë në kryendeshjen e paratërinjve, që u zhvillua të premten në Kamzë. Ka qenë një interesim i jashtëzakonshëm për derbin kryeqytetas, që nga mënyra e organizimit të ndeshjes, tifozët e shumtë, por edhe gjyqtari i cili ishte elitar. Po kështu nuk kanë munguar emra si Sulejman Mema, Gugash Magani, Alban Tafaj, Refik Halili dhe Lutfi Nuri. Përsa i përket kronikës së ndeshjes, ajo ishte e një niveli të lartë, ku të dyja skuadrat kanë treguar klas. Në pjesën e parë janë bardheblutë që zhvillojnë një lojë më të bukur, madje shënojnë një supergol me Dokën. Fraksioni i dytë ka qenë më i mirë për Shkëndijën, që barazon me anë të Osmanollajt nga pika e bardhë. Tirana më pas fiton një penallti, teksa gjuan Koldashi dhe grushton portieri Mehidri, por më pas topi shkon te Sadiku, i cili nuk fal duke kaluar në avantazh ekipin. Kur pritej mbyllja e takimit, Koka ndëshkon Tiranën dhe i jep një pikë Shkëndijës.
Abdulla Dushku

Partizani fiton derbin
DINAMO – PARTIZANI 1-2
GOLAT: Nazari 61’/ Vllacaj 24′, Muraku 51′ (aut)
DINAMO: Xhafaj, Mulaj, Sterkaj, Sina, Muraku, Sino, Toçilla, Shazivari, Qato, Dreni, Abazaj. (U aktivizuan: Lutaj, Nazari, Çermanaku). Trajner: Xh.Lloshi
PARTIZANI: Selmani, Hasanaj, Qesari, Rami, Ngjela, Bajramaj, Bregu, Hoxha, Lika, Vllacaj, Çema. (U aktivizuan: Shehu, Gjuzi, Mersini, Gjoshi, Myftari). Trajner: N.Çoçlli
GJYQTARË: K.Zharkalli, L.Cani, O.Shkëmbi (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Sterkaj/ Hoxha, Lika

Partizani triumfon ndaj Dinamos në derbi dhe parakalon blutë në renditje. Të kuqtë e Çoçllit arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës që në pjesën e parë me anë të Vllacajt, ndërsa dyfishojnë rezultatin në pjesën e dytë falë autogolit të Murakut. Më pas Dinamo ka disa raste, por tregohen të paqartë përpara portës. Gjithsesi, Nazari ngushton diferencën por kjo nuk mjafton.
Erjon Hamitaj

Përmbysja e kuqebluve
VLLAZNIA – LAÇI 3-1
GOLAT: Vecaj 24′, Blinishta 32′, Rajçeviç 78’/ Sefgjini 15′
VLLAZNIA: Kutrulaj, Frangaj, Kukaj, Balaj, Vecaj (Mujaxhi 78′), Rajçeviç, Bruçi (Hoxha 50′), Dema, Hebaj (Hoti 50′), Blinishta, Pusi (Hyseni 53′). Trajner: A.Hasani
LAÇI: Haxhiu, Perkolaj, Lika, Balozi, Ndoci, Bardhi, Kaçi, Gjoni, A.Stojani, Sefgjini, M.Stojani. Trajner: N.Tarazhi
GJYQTARË: F.Pjetrushi, E.Gjoka, E.Bajrakurtaj (Lezhë)

Vllaznia ka fituar me vështirësi ndaj Laçit, edhe pse me shifrat 3-1. Shkodranët janë gjendur në disavantazh që në start teksa Sefgjini ka shënuar për bardhezinjtë. Megjithatë, brenda pjesës së parë skuadra që drejtohet nga dyshja e mirënjohur Hasani e Noga kanë arritur të përmbysin gjithçka me golat e Vecajt dhe Blinishtiës, ndërsa në fund të lojës ka vulosur fitoren Rajçeviç.
Admir Uruçi

Flamurtari bën tris
FLAMURTARI – SKËNDERBEU 3-0
GOLAT: Zoto 13′, 16′, Lazaj 61′
FLAMURTARI: Sali, Beqaj, Myslymi, Dule, Shkurti, Deliaj, Shehu, Tushi, Selami, Zoto, Sadushi. (U aktivizuan: Çakërri, Lazaj, Muça, Çelo, Qirko). Trajner: G.Mezani
SKËNDERBEU: Bramolli, Menko, Fejzolli, Qeleshi, Isa, Marko, Foto, Zika, Zyber, Shabanllari, Gaqi. (U aktivizuan: Osmani, Tona, Këndezi). Trajner: G.Liçi
GJYQTARË: E.Begaj, E.Hasanaj, E.Grabova (Fier)

Flamurtari ka mposhtur pastër 3-0 moshatarët e Skënderbeut. Vlonjatët dominuan tërësisht takimin, teksa në 16 minutat e para arritën të shënonin dy gola. Zoto zhbllokoi shifrat, ndërsa ishte sërish ai që dyfishoi rezultatin. Në pjesën e dytë goli i Lazajt u siguroi fitoren kuqezinjve. Korçarët bënë pak për të marrë të paktën një pikë, ndërkohë që Flamurtari ishte më i motivuar.
Altin Pavllo

Elbasani bën detyrën
ELBASANI – APOLONIA 2-1
GOLAT: Stojku 16′, Veli 28’/ Berisha 67′ (11-m)
ELBASANI: Dashi, File, Panganika, Shehi, Bullari, Kalemi, Veli, Shabani, Hidri, Stojku, Meka. (U aktivizuan: Dushku, Dalipi, Peqini, Saliu, Avdyli). Trajner: S.Dalipi
APOLONIA: Katuçi, Gelaj, Naçi, Velo, Troka, Hysi, Mehmeti, Sulaj, Zeqo, Mena, Berisha. (U aktivizuan: Hasani, Tomorri, Dosti). Trajner: O.Çuko
GJYQTARË: B.Grepi, K.Gjyli, A.Vila (Durrës)

Elbasani ka mundur Apoloninë në një ndeshje ku djemtë e Dalipit u paraqitën më mirë se kundërshtari. Në pjesën e parë shënuan për elbasanasit Stojku dhe Veli, duke e mbyllur këtë fraksion në avantazh të dyfishtë. Në pjesën e dytë fierakët hidhen në kërkim të golit dhe shënojnë me Berishën pas një 11-metërshi, por vetëm kaq, pasi verdheblutë e ruajtën rezultatin 2-1 deri në fund.
Vladimir Mema

Goleada e durrsakëve
TEUTA – OLIMPIKU 5-2
GOLAT: Trimi 13′, Hyka 24′, Bashhysa 30′, Xhillari 66′, Mara 90’/ Mersini 52′, 71′
TEUTA: Vata, Hajdini, Lila, Mitralozi (Dakolli 60′), Bashhysa, Ndraxhi, Vila, Trimi (Hoxha 58′), Hyka (Xhillari 48′), Gripshi, Mara (Përkeqi 48′). Trajner: G.Begeja
OLIMPIKU: Bushi, Shehu (Metaj 41′), Gazheli (Hoxha 58′), Omeri (Gjinaj 59′), Spahiu, Lajthia (Daja 41′), Bardhi, Sefa, Vata, Basha, Mersini. Trajner: Sh.Berberi
GJYQTARË: E.Bastari, M.Shazivari, E.Morina (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Bardhi, Mersini

Paratërinjtë e Teutës mposhtën dje me goleadë moshatarët e tyre të Olimpikut. Durrsakët ishin superiorë ndaj një kundërshtari të pafuqishëm për të vënë në vështirësi serioze vendësit. Serinë e golave për Teutën e hap Trimi dhe e mbyll Mara në limitin e takimit. Për Olimpikun të dy golat mbajnë firmën e Mersinit. Pas këtij triumfi në shtëpi durrsakët ngjiten në vendin e gjashtë.
Roland Gjini

POGRADECI – SHKËNDIJA E DURRËSIT 3-1
GOLAT: Liçkollari 52′ (11-m), 73′, Manellari 64’/ Frroku 20′
POGRADECI: Sulollari, Tota, Laraku, Yzellari (Kozmallari 43′), Molla, Manellari, Mukollari, Liçkollari, Kelo, Veizi, Selko (Laraku 53′). Trajner: F.Fetollari
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Xhakolli, Perkolaj, Shala (Cërriku 49′), Mustafaj, Ukaj, Kutrolli, Torra, Frroku (Cana 61′), Ajdini, Shytermeja. Trajner: E.Furrxhi
GJYQTARË: E.Kelo, G.Loxe, A.Agolli (Korçë)
Pëllumb Starova

KUKËSI – BESA 1-0
GOLI: Domi 48′
KUKËSI: Batusha, Gërmizi, Halili, Lleshi, Cena, Jonuzi (Tejeci 40′), Domi, Demhasa, Haxhiu, Nika, Gerbeshi. Trajner: A.Bela
BESA: Dajsinani, Cara (A.Deliu 43′), Shaba, Berberi, Brahimi, Sula, Bizhdili, Hoxha (Basha 60′), Habili, Zela, E.Deliu. Trajner: I.Duro
GJYQTARË: L.Jubani, M.Dervishi, J.Pogorica (Shkodër)
KARTONË TË VERDHË: Demhasa 67′, Lleshi 80′
KARTON I KUQ: Sula 80′
Jonuz Hallaçi

SHKËNDIJA B. E TIRANËS – BESËLIDHJA 2-0
GOLAT: Luga 45′, Morina 79′
SHKËNDIJA B. E TIRANËS: Zhupa, Vathi (Çomo 64′), Lamaj, Xhaferraj (Paraj 38′), Therçaj (Avdillari 64′), Bushati, Luga, Haxhiu (Raza 52′), Morina, Kratellari, Xhixha. Trajner: Sh.Kumbarçja
BESËLIDHJA: M.Prendi, E.Prendi, F.Kaçaçi, Nikolli, I.Kaçaçi, Kasneci, Malaj, Lushaj (E.Hila 54′), Shyti, Marku (J.Hila 60′), Luka (Gega 53′). Trajner: O.Gurashi
GJYQTARË: K.Shkurta, A.Meçani, A.Subashi (Tiranë)
KARTONËTËVERDHË: Morina, Luga/ Lushaj, Malaj, Gega
Abdulla Dushku

TOMORI – LUFTËTARI 4-0
GOLAT: Ramadani 4′, 16′, Dragoti 27′, Dobra 51′
TOMORI: Çela, Xherimeja, Sherifi, Ajdinaj, Papa, Dobra, Dragoti, Buba, Koroni, Shinko, Ramadani. (U aktivizuan: Shulla, Sulollari, Myrtaj). Trajner: S.Dule
LUFTËTARI: An.Buxaj, Halilaj, Hala, Matushi, Lengo, Lavdhaniti, Koshi, Puci, Mahmutaj, R.Çela, Çali. (U aktivizuan: Shabani, Ksera, Am.Buxaj). Trajner: A.Çulli
GJYQTARË: A.Hyshasani, T.Kasaj, B.Seferi (Vlorë)
KARTONË TË VERDHË: Xherimeja, Ajdinaj, Sherifi/ Lengo, Am.Buxaj
Bojken Dalipaj

BURRELI – BRIAN’S 3-6
GOLAT: Canameti 45′, Beqiri 47′, Kurbneshi 78’/ Miloti 7′, Ndoka 15′, Zogaj 25′, 60′, 72′, Marku 75′
BURRELI: Koca (Rama 45′), Beqiri, Dervishi, Milkurti, Brahasani, Boça, Stafasani, Lika (Balliu 41′), Cevani, Gjonaj (E.Tusha 46′), Canameti (Kurbneshi 70′). Trajner: V.Gjoni
BRIAN’S: Goci, Pëllumbi, E.Marku, Gjoni, Fetaj (S.Marku 70′), Dedgjonaj (Gjinaj 62′), Bushi, Smaçi (Pjetri 57′), Zogaj, Miloti, Ndoka. Trajner: Gj.Filipi
GJYQTARË: I.Ujka, E.Hushi, G.Vogli (Fushë-Krujë)
Dritan Kurti

VLORA – BUTRINTI 4-1
GOLAT: Veizi 26′, 76′, Malaj 38′, 60’/ Pashuni 57′
VLORA: Nuraj, Aliaj, Matodashi, Mataj, Hajrullai, Velaj, Veraj, Skënderaj, Tushi, Malaj, Veizi. (U aktivizuan: Telushi, Mataj, Rrapaj, Tahiri). Trajner: L.Gjondeda
BUTRINTI: Zani, Lala, Çipa, Guma, Piro (Xarba 54′), Meta, Zotaj (Mema 40′), Hoxha, Çakalli (Konomi 40′), Koçia (Kumi 69′), Pashuni. Trajner: A.Çakuli
GJYQTARË: E.Alliaj, S.Hanaj, Xh.Gjata (Patos)
Altin Pavllo

Në Peqin nuk luhet ndeshja se mungojnë… lojtarët
Ndodh rëndom që ekipet udhëtuese të mos paraqiten në ndeshjet e kampionatit të të rinjve dhe në këto kushte ekipi vendës merr fitoren në tavolinë. Mirëpo dje në Peqin, teksa pritej që të zhvillohej takimi mes paratërinjve të Shkumbinit dhe Lushnjës, skuadra vendëse ka pasur aq shumë mungesa, saqë nuk plotësonte dot formacionin për të zhvilluar ndeshjen. Peqinasit kanë kërkuar shtyrjen e ndeshjes, por përgjigja ka qenë negative dhe Lushnja tashmë pritet të marrë fitoren në tavolinë. Me tri pikët në tavolinë lushnjarët pozicionohen në vendin e dytë.
Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"