Tri pikët jetike për mbijetesë, Laçi kërkon vazhdimësi në transfertën shkodrane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 21:17

Tri pikët jetike për mbijetesë, Laçi kërkon vazhdimësi në transfertën shkodrane

Nga një transfertë e vështirë, te një tjetër akoma edhe më e vështirë. Laçi mori 3 pikë të arta në Durrës disa ditë më parë, ndërsa të shtunën duhet të shkojë në Shkodër për t’u përballur me Vllazninë, ku i duhen sërish pikë për të mos bërë hapa prapa.

LACI

Situata në renditje mbetet e komplikuar dhe për të mos zhvlerësuar atë fitore ndaj Teutës, skuadrës së trajnerit Armando Cungu i duhet që të paktën të mos dalë e mundur nga “Loro Boriçi”. Për trajnerin shkodran është një ndeshje e veçantë, sepse ka përballë ishskuadrën e tij, por, siç pohoi edhe vetë pas ndeshjes në Durrës, nuk është hera e parë që i ndodh. Në këtë transfertë, ai ka të gatshëm edhe mesfushorin Qato.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"