Trajneri me më shumë Botërore Klubesh, Ançeloti barazon Pep Guardiolën dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2023 | 22:41

Trajneri me më shumë Botërore Klubesh, Ançeloti barazon Pep Guardiolën dhe…

Real Madridi ka triumfuar, ashtu sikurse pritej, në finalen e Botërorit të Klubeve të këtij edicioni. Duke mposhtur me rezultatin 5-3 Al Hilal, në duelin e zhvilluar në Marok.

Guardiola-Ancelotti

Një triumf special edhe për trajnerin Karlo Ançeloti. Për të kjo ishte Kupa e Botës numër 3 për klube, teksa 2 i ka fituar me madrilenët dhe një me Milanin.

Tekniku italian ka barazuar kësisoj Pep Guardiolën që ka fituar 2 Botërore Klubesh me Barcelonë dhe 1 me Bajernin si dhe Karlos Biankin, i cili ka triumfuar 2 herë me Boka Zhuniors dhe 1 herë me Velez. Askush nuk ka fituar më shumë se këta të 3.

PAANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"