Trajneri i Bylisit, Bellai: Rëndësi kanë pikët, pasi loja nuk ishte e mirë në “Roza Haxhiu”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2024 | 23:44

Trajneri i Bylisit, Bellai: Rëndësi kanë pikët, pasi loja nuk ishte e mirë në “Roza Haxhiu”

          

Arian Bellai, trajneri i Bylisit, pas fitores në Lushnjë, për “Panorama Sport” deklaroi: “Dua t’i falënderoj djemtë për shpirtin që dhanë në fushën e lojës. Nuk ishte një lojë e mirë nga ana jonë, por duke ditur momentin ku jemi në kampionat, rëndësi kanë trepikëshat, që të mos kemi stresin e rezultateve.

Bellai

Nuk kemi bërë një lojë të mirë, gjithsesi e mbyllëm me rezultatin 2-0. Ishim më të qetë edhe pse u futëm në lojë me vonesë. Gjatë gjithë muajit të fazës përgatitore kemi punuar për shënimin e golit dhe për mospësimin. Kishim filluar të pësonim gola. E kemi përmirësuar shumë. Kjo do të na jap vazhdimësi dhe qetësi për kampionatin”. Trajneri gjirokastrit i mallakastriotëve në vijim preku edhe derbin e radhës me Apoloninë.

“Ndeshja e radhës është një derbi ndaj Apolonisë. Luajmë në fushën tonë, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi Apolonia është një ekip që të sjell probleme, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Të përgatitemi maksimalisht për të marrë trepikësh dhe të vazhdojmë rrugën tonë, që është ngjitja në Superiore”, përfundoi trajneri i Bylisit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"