Trajneri Fagu: Na vjen keq për rezultatin me Skënderbeun, tentojmë fitoren javën tjetër. Ja pse Najdovski nuk luajti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2024 | 20:27

Trajneri Fagu: Na vjen keq për rezultatin me Skënderbeun, tentojmë fitoren javën tjetër. Ja pse Najdovski nuk luajti

Trajneri Erbim Fagu foli pas barazimit pa gola me Skënderbeun. Ai u shpreh se shpërdoruan shumë raste dhe se javën tjetër do tentojnë rikthimin tek fitorja.

 

bandicam 2024-04-08 20-18-46-248

“Shpërdoruam shumë raste pjesën e dytë, në të parën s’patëm shumë përcvec rastit të Patrikut. Në pjesën e dytë filloi tensioni i rezultatit, Skënderbeu po mbrohej mirë po luanim nga krahët pasi nga qendra ishte e pamundur, por ishim të tensionuar momentet e fundit, na vjen keq për rezultatin. Një skuadër kur luan me 10 vetë bëhet më e ekuilibruar, reaguam me vonesë dhe filluam të kishim superioritet territorial. Është normale të jemi në tension pasi kampionati po shkon drejt fundit, llogaritë bëhen kollaj, ka pak tension dhe presion psikologjik, por ne po përpiqemi ta kalojmë sa më shpejt edhe pse kanë mbetur shumë pak për tu luajtur. 3 pikë janë nga vendi i katërt dhe kemi akoma ndeshje për të luajtur, shpresoj të rikthehemi tek fitorja javën tjetër. Najdovski nuk luajti për çështje taktike, mbrëmë ishte në gjendje gripale dhe nuk ishte në stol për lojë”, deklaroi Fagu për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"