Trajneri Arbëri: Vora nuk dorëzohet, treguam mungesë personaliteti dhe eksperience në krahasim me Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2024 | 16:18

Trajneri Arbëri: Vora nuk dorëzohet, treguam mungesë personaliteti dhe eksperience në krahasim me Bylisin

Trajneri i Vorës, Klodian Arbëri, nuk e mohoi se humbja në Ballsh e ka mërzitur, pasi që të jesh pretendet duhet të ndjekësh hapin e rivalëve kryesor. Arbëri i dha merita edhe Bylisit, ku në fund vendosi personaliteti dhe eksperienca që ka kundërshtari në këtë kategori.

bandicam 2024-01-29 15-56-52-706

Arbëri pohoi se vorakët nuk dorëzohen dhe shpresat mbeten te “play off”-i. Ja prononcimi i trajnerit Arbëri për “MCN” pas ndeshjes:

“I mërzitur nga rezultati, pasi përfundimi i kësaj ndeshje na mbante në lojë te pjesa që të ishim më lart në renditje. Kjo ishte arsyeja e mërzitjes se duhet të jesh afër pretendentëve, pikët bëjnë diferencën.

Filluam mirë në 20 minuta e para, por në vijim treguam mungesë personaliteti dhe eksperiencë, gjë të cilën Bylisi e ka në këtë kategori.

Nuk e njoh dorëzimin, vazhdojmë garën. Kemi “play off”-in para, por edhe këtu duhet të jesh i përgjegjshëm.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"