Toni Kros i befason të gjithë: Ja cila është mosha ideale për t’u tërhequr nga futbolli…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2019 | 15:33

Toni Kros i befason të gjithë: Ja cila është mosha ideale për t’u tërhequr nga futbolli…

Kros luan tek Real Madridi që prej pesë sezonesh, dhe nuk ka ndërmend të largohet deri në fund të kontratës e cila skadon në vitin 2023.Toni-Kroos

Në një intervistë për gjermanen “SportBild” mesfushori gjerman foli për planet e tij në të ardhmen dhe pranoi se: “Mosha 33-vjeçare, do të ishte mosha ideale për të dalë në pension.” Gjermani kohët e fundit rinovoi kontratën, e cila e mban atë të lidhur me madrilenët, pikërisht deri në moshën 33-vjeçare: “Kohëzgjatja ime e kontratës është zgjedhur me vetëdije, 33 vjeç do të ishte një moshë e mirë për të varur këpucët mbi gozhdë, unë do të kem mundësinë që në atë moshë të zgjedh, nëse do të bëj diçka pas të gjitha këtyre.”-u shpreh ai.toni kros

Gjithashtu ai foli edhe për një transferim të mundshëm jashtë Evropës: “Të luaja për Real Madridin ishte gjëja më e mirë që mund të kisha bërë. Unë kurrë nuk do të luaj në Shtetet e Bashkuara, Kinë apo Katar. “- mbylli intervistën e tij 29-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"