Tension në Vlorë, Idrizi bën sherr me policinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2017 | 10:01

Tension në Vlorë, Idrizi bën sherr me policinë

Policia ka kontrollu ar rreptësisht të gjitha hyrjet në tribunat që ishin falas. Një tifoz ka kaluar në kontrollin e pesë policëve. Përveç forcave të policisë së Vlorës, ishin të pranishëm edhe 6 furgonë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.Ultras Flamurtari 1

-Administratori Sinan Idrizi u rikthye dje në stadium pasi kishte ardhur nga SHBA. Ai ndoqi ndeshjen në praninë e presidentit të Laçit, Pashk Laska. Në përfundim, ai ka uruar Laskën, ndërsa vetë është parë i mërzitur.

-Një tifoz ka pyetur dje Ilir Berishën para ndeshjes. “Ilir, pse nuk të ka grumbulluar ai?”. Berisha nge supet, duke u shprehur: “Nuk e di pse”.

-Alvesh, i dënuar me kartonë, e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna qendrore në shoqërinë e bashkëshortes së tij, djalit dhe brazilianit tjetër Kanixha.

-Erjon Vucaj qëllohet me shishe nga një tifoz i Flamurtarit nga tribuna qendrore, sapo shkoi drejt pankinës në momentin që u zëvendësua. Por fatmirësisht shishja me ujë nuk e ka prekur.vucaj

– Tri minuta para se të përfundonte pjesa e parë, punëtori i fushës takon në tribunë një prej anëtarëve të bordit të Flamurtarit, të cilit i thotë: “Kam thyer çelësin e dhomës. Si do t’ia bëjmë tani, ata duan që të futen në dhomë”.

-Presidenti Laska në pushim të ndeshjes zbret në dhomat e zhveshjes së skuadrës së tij ku zhvilloi një mbledhje të shkurtër me lojtarët, ndërsa në përfundim ai ka uruar lojtarët për pikën e marrë.

-Donjet Shkodra ka dalë i mërzitur nga fusha e lojës pas zëvendësimit. Kur shkon te pankina, zëvendëstrajneri Bifsha i jep dorën, ndërsa Shkodra e reagon me nervozizëm. I pyetur për këtë pas ndeshjes nga gazeta, Shkodra u shpreh. “Thjesht, isha shumë i lodhur kur dola”.shkodra alvesh

-Bruno Lulaj, pasi del nga fusha me karton të kuq, kapet me arbitrin anësor duke i thënë me fjalë e gjeste: “Ku i ke sytë?”.

-Zëvendëstrajneri i Laçit provokon tifozët e Flamurtarit në fund të ndeshjes, duke festuar i kthyer nga tribuna qendrore. Në këtë moment, tifozët kanë reaguar me ofendime dhe një adoleshent hedh një bidon në drejtim të pankinës. Në këto moment, ndërhyn administratori Idrizi, i cili kthehet nga tifozët dhe u kërkon atyre të qetësohen.Idrizi-Gjyrezi

Policia shoqëron tifozin adoleshent, ndërsa ndërhyn Idrizi, i cili zbret nga tribuna. “Çfarë bëni ju! Nuk ju lejoj, mos kryeni asnjë veprim. Çfarë bëni ore, ne na masakrojnë, ju na bëni filma këtu! Zbatoni siç duhet ligjin. I flisni Shpëtimit të vijë këtu me mua”, u shpreh Idrizi, teksa kërkonte të takonte shefin e rendit.

E ndërsa ky i fundit vjen, Idrizi i thotë: “Ç’bëjnë këta ore?! Ai djalë i vogël, ju doni ta shoqëroni për një bidon. Nuk ka shanse, keni punë me mua”, i tha Idrizi shefit të rendit. Më tej i drejtohet tifozit që hodhi shishen në fushë. “Ti djalë shko në shtëpi. Nuk kanë punë me ty këta, të merren me mua.idrizi

Të zbatojnë ligjin dhe të sillen si duhet”. Debati mes Idrizit dhe punonjësve të policisë ka zgjatur për gati 10 minuta, ndërsa vijoi me tone të larta edhe në ambientin e jashtëm të stadiumit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"