Tebas: Si tifoz mendoj se Mbape ikën në verë, Reali….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2023 | 16:30

Tebas: Si tifoz mendoj se Mbape ikën në verë, Reali….

Presidenti i Ligës spanjolle të futbollit, Havier Tebas, vazhdon të jetë mjaft aktiv në qëndrimet e tij publike.

3000

Këtë herë ai ka folur sërish për të ardhmen e Kilië Mbapesë, duke mos e fshehur dëshirën që ylli francez t’i bashkohet kampionatit spanjoll në një të ardhme jo të largët.

MBAPE – “Shpresoj se Mbape mund të vijë. Nëse më pyet mua si tifoz, mendoj se ai do të largohet nga PSG-ja këtë sezon. Në UEFA ka më shumë kontroll ekonomik dhe PSG-ja ka një masë pagash shumë të larta dhe duhet të shkarkohet. Largimi i Mbapesë do të ketë dy gjëra këtë vit të fundit, të ardhura të mira nga transfertat dhe një ulje të ndjeshme të masës së pagave që do ta bëjnë atë t’i afrohet standardeve të UEFA-s. Nga ata atje, ai është kandidati më i madh që kjo të ndodhë nëse PSG-ja dëshiron të fillojë të respektojë rregullat menjëherë”.

REALI I MADRIDIT – “Unë e kuptoj që Reali do të lëvizë çdo gur për të afruar një lojtar si Mbape. Nuk mund të flas me siguri, por Madridi ka kapacitetin për ta bërë këtë”.

MESI, LARG SPANJËS – “Si tifoz dhe president do të kisha dashur ta kisha në ligën tonë, por gjërat janë ashtu siç janë. Me siguri Barça do të sjellë një lojtar, përveç atyre të mirëve që ka”.

DËNIMI I BARÇËS – “Nuk e kam idenë. Kjo nuk është shtëpia ime”.

“FAIR PLAY” BARÇA – “Plani i fizibilitetit u miratua, por ata vazhdojnë të kenë rregullin 40%. Ata duhet të bëjnë disa përpjekje dhe Barça po e bën këtë duke ulur masën e pagave të tyre dhe kjo është e rëndësishme”.

ARABIA SAUDITE – “Kjo ndodhi me Kinën dhe tashmë është zbehur, por ky është futbolli. Më shqetëson, por jo shumë. Ata do të jenë në gjendje të marrin yje, por liga nuk është shumë konkurruese”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"