Të Rinjtë, U-17: Vllaznia nuk ndalet, ruan kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2013 | 12:12

Të Rinjtë, U-17: Vllaznia nuk ndalet, ruan kreun

Vllaznisë i mjafton Çinari
VLLAZNIA-BESA 1-0
GOLI: Çinari 30′
VLLAZNIA: Sherri, Tahiraga, Rrustemaj, Krymi, Hepaj (Lushaj 60′), Shkambi, Myftia, Nikaj, Çinari, Dyca (Rraboshta 63′), Kopliku (Ahmeti 50′). Trajner: E.Çaku
BESA: Curri, Gavardari, Arkaxhiu, Rroci (E.Muça 64′), Deliu, Grizha, Çela (M.Muça 75′), Muzhaqi, Qerrolli, Shkjau, Kashami. Trajner: Y.Teliti
GJYQTARË: K.Shkurta, K.Katis, A.Gjeçi (Tiranë)

Vllaznia vazhdon serinë e fitoreve, ndërsa ka mundur me shifrat minimale 1-0 skuadrën e Besës. Shkodranët kanë dominuar tërësisht takimin, pavarësisht se për fitoren ka mjaftuar vetëm një gol i shkëlqyer i shënuar nga Erald Çinari. Ka qenë një veprim mjaft i bukur i këtij lojtari, i cili në minutën e 30-të ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Gjatë pjesës së parë vendësit kanë dominuar në fushë duke krijuar shumë raste për shënim. Megjithatë ky 45-minutësh është mbyllur me fitoren minimale të shkodranëve. Ndërkohë edhe gjatë pjesës së dytë të takimit 17-vjeçarët shkodranë kanë qenë zot të fushës. Në këtë pjesë të dytë, Vllaznia ka humbur edhe disa mundësi të mira shënimi. Gjithsesi, goli i vetëm i Çinarit ka mjaftuar që skuadra e drejtuar nga Çaku e Zhejani të vijojë e qetë marshimin drejt titullit të tretë kampion radhazi. Kuqeblutë, pas fitores së djeshme, janë ngjitur në kuotën e 50 pikëve, në një kohë që Besa mbetet në vend të 7-të me 29 pikë. Kuqeblutë këtë sezon janë duke kaluar një formë shumë të mirë dhe po ecin të qetë drejt titullit kampion.
Admir Uruçi

Shpërthen Shkëndija
SHKËNDIJA TIRANË-LAÇI 7-2
GOLAT: Ivani 2′, 19′, 42′, Lila 39′, Kalaja 40′, Lokaj 63′, Bilbili 74’/ Thana 27′, Jushi 67′
SHKËNDIJA: Hoxha, Lani, Myzyri (Upe 43′), Teqja, Mema, Kalaja, Trebicka (Lokaj 52′), Agolli, Lila, Ivani, Drizi (Bilbili 74′). Trajner: L.Pinari
LAÇI: Hoxhaj, Laska, K.Merdhoqi, Lepuri, Trungshi, Dika, Bardhi, Thana (P.Merdhoqi 49′), Dedgjonaj, Lika, Ndoka (Jushi 60′).
KARTONË TË VERDHË: Thana 18′
GJYQTARË: K.Zharkalli, A.Stolaj, M.Shahinaj (Tiranë)

Skuadra e Shkëndijës ka shkatërruar Laçin 7- 2 në sfidën e djeshme. Ivani ka qenë një prej më të mirëve në fushë, pasi shënoi tre gola. E gjithë loja ka folur vetëm për Shkëndijën, që e ka shndërruar sfidën në një seancë stërvitore. Përveç Ivanit, kanë shënuar edhe kapiteni Lila, Kalaja, Lokaj dhe Bilbili. Ekipi mik laçian ka ngushëlluar veten me golin e dytë të shënuar nga Jushi. Shkëndija e Tiranës ka ruajtur vendin e dytë pas këtij 3-pikëshi.
A.Dushku

Rilind Skënderbeu
SKËNDERBEU-FLAMURTARI 2-0
GOLAT: Zyfi 17′, Kote 35′
SKËNDERBEU: Harti, Fejzolli, Shabanllari, Zyfo, Isa, Koxhaj, Stermolli, Dajko, Hoxhaj, Kote, Pino. (U aktivizuan: Korça, Qerolli). Trajner: G.Liçi
FLAMURTARI: Sali, Hoxha, Gjinaj, Velaj, Deliaj, Koçani, Llambi, Ivanaj, Sino, Dhrami, Aliaj. (U aktivizuan: Zekaj, Veizi, Gravani). Trajner: D.Sadedini
KARTONË TË VERDHË: Stermolli 30′, Pino 42’/ Gjinaj 35′, Koçani 65′, Aliaj 77′
GJYQTARË: A.Mema, E.Demiraj, K.Jashollari(Pogradec)

Skënderbeu fiton në Korçë përballë Flamurtarit me rezultatin 2-0. Ekipi i Gentian Liçit mbyll takimin që në pjesën e parë me dy gola të shpejtë të Zyfit, që godet fuqishëm pas një goditjeje këndi, si dhe Kote rreth 10 minuta më pas që depërton bukur nga e majta dhe me një goditje në diagonal mposht portierin. Me këto dy gola mbyllet takimi, ndërsa pjesa tjetër e lojës administrohet nga korçarët që marrin kështu tri pikë të rëndësishme.
Ll.Saro

Kastrioti prek fundin
KASTRIOTI-KUKËSI 0-1
GOLI: Elezi 81′
KASTRIOTI: Reçi, Demerxhiu, Alla, Çela, Tupi, Cani, Xhaferri, Rustami, Shani, Kau, Vogli. Trajner: Sh.Rustami
KUKËSI: A.Cengu, Lleshi, Germizi, Cenaj, Elezi, E.Cengu, Breçani, Sulmataj, Istrefi, Ngjeçi, Demhasa. Trajner: A.Belaj
GJYQTARË: Xh.Mema, L.Koçi, M.Sadikaj

Kukësi ka marrë dje një fitore të rëndësishme në Krujë ndaj Kastriotit. Kuksianët kanë shënuar vetëm një herë me anë të Elezit në minutën e 81-të duke arritur suksesin. Sfida ka qenë e luftuar deri në fund, ndërsa të dyja skuadrat e kanë kërkuar fitoren. Mirëpo 3-pikëshi u ka takuar miqve nga Kukësi, që tashmë janë ngjitur në kuotën e 30 pikëve në vendin e tretë. Nga ana tjetër, krutanët e shohin veten në vendin e fundit me 11 pikë.
M.Aruçi

Ngec Elbasani
POGRADECI-ELBASANI 1-0
GOLI: Berberi 63′
POGRADECI: Baçi, R.Laraku, Hidri, Blacëri, Lena, Berberi, K.Laraku, Kelo, Balli, Hila, Liçkollari. (U aktivizuan: Yzellari, Manellari). Trajner: F.Fetollari
ELBASANI: Kalinani, Kasa, Suvaria, Gorica, Beqiri, Mema, Hila, Kalemi, Bërdufi, Stojku, Panganika. (U aktivizuan: Dashi, File). Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: LL.Qirjazi, E.Kota, A.Pelo (Ersekë)

Liqenorët arritën të rrëmbejnë tri pikë me vlerë ndaj Elbasanit. Kur pjesa e parë u mbyll e bardhë, në të dytën vendësit më shumë të mobilizuar organizuan sulme të shumta në portën kundërshtare duke shënuar të vetmin gol me vlerën e tri pikëve me anën e kapitenit Berberi, i cili me goditjen e dënimit shënoi një gol model. Më vonë rastet për të dy ekipet ishin të shumta, por fitorja u buzëqeshi liqenorëve që e kërkuan më shumë.
P.Starova

Tripletë e Shkëndijës
SHKËNDIJA D-DINAMO 3-1
GOLAT: Hënza 17′, Metra 31′, Vishkulli 80+1’/ Xhabrahimi 38′
SHKËNDIJA D: Hoxha, Nezha, Behari, Llalla, Deliallisi, Xhakoni, Vishkulli, Metra, Lika, Hënza, Shytermeja. (U aktivizuan: Cyrbia, Tufa). Trajner: A.Domi
DINAMO: Xhafa, Arbana, Jaçe, Muraku, Dedja, Bracaj, Elezi, Rada, Mersini, Xhabrahimi, Zefi. (U aktivizuan: Pervataj, Nora). Trajner: Xh.Lloshi
KARTONË TË VERDHË: Shytermeja, Cyrbia/ Rada
GJYQTARË: O.Grabova, H.Troka, F.Plepi (Fier)

Shkëndija e Durrësit regjistroi dje një fitore të rëndësishme përballë Dinamos. Durrsakët e dominuan takimin që prej minutës së parë. Presioni i vazhdueshëm i vendësve shpërblehet në minutën e 17-të, kur Hënza kalon të tijtë në avantazh. Më pas është Metra, i cili shënon golin e dytë. Dy minuta nga fundi i pjesës së parë miqtë ngushtojnë shifrat në 2-1. Për t’i dhënë goditjen përfundimtare Dinamos mendon Vishkulli që shënon në minutën e parë shtesë.
R.Gjini

Partizani mund Lushnjën
PARTIZANI-LUSHNJA 3-2
GOLAT: Marku 18′, 38′, Bermeta 46’/ Kasapi 44′, Hasalla 63′
PARTIZANI: Pinari, Lila (Sulaj 41′), Zagani, Hoda, Vllacaj, Marku, Bermeta (Lena 48′), Qordja, Myslymi, Qilimi (Muço 41′), Bejtja. Trajner: A.Duro
LUSHNJA: Hila, Çela, Pepa, Liçka, Rrogozi, Dervishi, Jonuzi, Goroveshi, Kasapi, Zeqo, Hasalla. Trajner: A.Hysko
KARTON I VERDHË: Qordja
GJYQTARË: L.Haxhiu, D.Tomorri, G.Sulko (Tiranë)

Partizani i trajnerit Albert Duro ka arritur një fitore të ngushtë në shtëpi ndaj Lushnjës. Dy golat e parë të të kuqve janë shënuar nga Marku. Pas tij miqtë kanë ngushtuar diferencën me Kasapin, ndërkohë që u duk se loja u hap, por Bermeta ka shënuar golin e tretë. Partizani lëshon terren dhe Hasalla në të 63-ën minutë shënon golin e dytë. Me fitoren 3-2 të të kuqve është mbyllur e gjithë sfida, e cila dhuroi shumë emocione.
E.Hamitaj

Gjunjëzohet Mamurrasi
TOMORI-MAMURRASI 1-0

GOLI: Selamaj 80+2′
TOMORI: Shehu, Rustaj, Vrioni, Buba, Selamaj, Elezi, Hoxha, Koroni, Dragoti, Dodoveci, Sherifi. Trajner: B.Fatia
MAMURRASI: Gjonaj, Aliaj, Vocaj, Fetaj, Xh.Marku, Gjoni, Gjinaj, E.Marku, Smarci, Zogaj, Elmazi. Trajner: V.Sokoli
GJYQTARË: G.Velçani, E.Hatia, Xh.Gjata (Patos)

Tomori arrin vetëm në fund të gjejë fitoren përballë Mamurrasit kryesues në sfidën e luajtur në Berat. Ndeshja u zhvillua e bukur dhe e fortë nga të dyja skuadrat. Me kalimin e minutave vendësit arrijnë të jenë superiorë në fushë duke krijuar një numër të madh rastesh për shënim. Mirëpo vetëm në fund beratasit arrijnë të gjejnë golin me kapitenin Selamaj, i cili në shtesë arrin të realizojë pas një aksioni të gjatë të vendësve.
E.Sika

Apolonia nuk zhgënjen
APOLONIA-TURBINA 1-0
GOLI: Berisha 74′
APOLONIA: Bala, Braka, Naçi, Velo, Hyseni, Lizaj, Sulaj, G.Hënza, Metohu (Berisha 45′), Majaci, Belliu. Trajner: L.Muzha
TURBINA: Qosja, Sallaku, Gica, Ballkoci, Tata, Idrizi, D.Bilali, Halili, F.Bilali, Kullolli, Zuna. Trajner: F.Bilali
GJYQTARË: D.Kasa, G.Metani, Q.Capa (Kavajë)

Apolonia ka arritur të marrë tri pikë tepër të rëndësishme duke mundur Turbinën në fushën e vet me rezultatin e ngushtë 1-0. Ka mjaftuar një gol i të aktivizuarit në pjesën e dytë, Berishës, në minutën e 74- t që fierakët të siglojnë këtë fitore. Në këtë ndeshje ata kanë zhvilluar një lojë shumë të mirë. Përveç golit, bardhejeshilët kanë pasur edhe shumë raste të tjera shënimi, ndërsa kanë goditur edhe shtyllën në minutën e 36-të me anë të Majacit.
M.Gjika

Teuta i falet autogolit
BYLIS-TEUTA 1-2

GOLAT: E.Mehmeti 29’/ Hyka 25′(p), Hasani 79′(a)
BYLISI: Gjikondi, Zyka, Hasani, Ferko, Xhafa, D.Mehmeti, Malaj, E.Mehmeti, Anastasi, Fejzaj, Malaj. Trajner: K.Byzyka
TEUTA: Vata, Myrtollari, Basha, Mara, Taullaj, Përlleshi, R.Qehajaj, Myrtezai, Bardhi, Sahillari, Hyka. (U aktivizuan: Prifti, Hajdini). Trajner: L.Sejdini
GJYQTARË: K.Shoka, T.Kasaj, A.Merdanaj (Vlorë)

Teuta ka fituar me një autogol të mbrojtësve vendës në minutat e fundit të takimit. Edhe pse kanë shënuar të parët me penallti, durrsakët kanë gjetur forca dhe treguar karakter sportiv, ndërsa kanë zhvilluar një lojë sulmuese deri në barazimin e rezultatit. Mbas kësaj ata kanë insistuar për ta fituar këtë përballje, por pa ia arritur qëllimit. Një minutë para fundit mbrojtësi vendës Hasani në tentativë për ta larguar topin, shkakton autogol.
M.Mbriçaj

Fiton Besëlidhja
BESËLIDHJA-GRAMOZI 2-1
GOLAT: Malej 14′, 34′(p)/ Jaçe 48′
BESËLIDHJA: Geci, Dedgjonaj, Zafaj, G.Marku, Mosheqaj, Dushku, A.Marku, Kola, Gjini, Malej, Nikolli. (U aktivizuan: M.Prendi, Lusha, Prendi). Trajner: O.Gjurashi
GRAMOZI: Gramo, A.Jaçe, Baçi, Rustemi, Koroveshi, Olelu, Hymeri, Sametaj, Andrea, Nuredini, Hajdini. (U aktivizua: Jaçe). Trajner: S.Rustemi
KARTON I VERDHË: Zefaj 22′
GJYQTARË: S.Ahmetaj, G.Rama, D.Gërmusha (Shkodër)

Loja ka nisur e barabartë, por vendësit shumë shpejt krijojnë epërsi. Në minutën e 14-të, vendësit shënojnë me anë të Malejt. Lezhjanët organizojnë një sulm në minutën e 33-të dhe fitojnë një 11-m që kthehet në gol nga Malej. Edhe fraksioni i dytë u dominua nga vendësit, por miqtë që në fillim arritën që ta shkurtojnë distancën e golave duke shënuar në të 48-ën minutë me anë të Jaçes. Megjithatë, nuk e vunë në rrezik fitoren e Besëlidhjes.
P.Gjikola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"