Të Rinjtë, U-17: Elbasani bën ligjin në kryeqytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2013 | 10:18

Të Rinjtë, U-17: Elbasani bën ligjin në kryeqytet

Elbasani U-17Verdheblutë, superparakalim Tiranës
TIRANA – ELBASANI 1-2
GOLAT: Morina 63’/ Stojku 30′, Balliu 51′
TIRANA: Dallashi, Nuri, Bajo, Kuka, Demaj, Koldashi, Doka, Sadiku, Çema, Halili, Morina. Trajner: L.Sengla
ELBASANI: Dashi, File, Çani, Shehi, Balliu, Kalemi, Veli, Hida, Karaj, Shabani, Stojku. (U aktivizuan: Shehi, Dalipi, Peqini, Hidri, Meka). Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: O.Kuka, E.Karaj, L.Mema (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Bajo/ Hida, Ccani, Shehi

Elbasani ka arritur dje një fitore të madhe në kryeqytet, duke mposhtur 2-1 Tiranën dhe parakaluar në këtë mënyrë ekipin bardheblu. Miqtë kanë treguar forcë karakteri, duke marrë tri pikë të merituara dhe tashmë e shikojnë veten në vendin e parë. Në pjesën e parë verdheblutë dominojnë në fushë, ndërsa nga aksionet që vinin njëri pas tjetrit drejt portës së Tiranës, ata arritën të gjenin golin me kapitenin Stojku. Me rezultatin 0-1 është mbyllur fraksioni i parë. Në pjesën e dytë janë sërish verdheblutë që shënojnë, ndërkohë që protagonist bëhet përsëri kapiteni Stojku, i cili jep një top për Balliun dhe ky i fundit nuk fal përballë Dallashit. Tirana e Senglës shokohet, por gjen forca për të shkurtuar shpejt diferencën e golave. Morina shënon në minutën e 63-të, por vetëm kaq, pasi në minutat në vijim bardheblutë e kanë të pamundur të barazojnë. Gjithçka në “Skënder Halili” mbyllet me fitoren e merituar të miqve.
Erjon Hamitaj

Vllaznia bie në “liqen”
POGRADECI – VLLAZNIA 2-1
GOLAT: Manellari 62′, Liçkollari 74’/ Hebaj 71′ (11-m)
POGRADECI: Baçi, Meraku, Yzellari, Molla, Komallari, Manellari, Kelo, Liçkollari, Mukollari, Selko (Çekiçi 53′), Dervishi (Hajrullari 64′). Trajner: F.Fetollari
VLLAZNIA: Vjerlla, Premçi (Alla 51′), Kurtaj, Balaj, Rajçeviç, Brahimi, Vecaj, Hebaj, Demaj, Pusi, Kola (Hyseni 70′). Trajner: A.Noga
GJYQTARË: A.Zdrava, E.Dane, E.Shkodrani (Elbasan)

Pogradeci ka arritur dje një fitore të merituar ndaj Vllaznisë, duke kapur vendin e dytë në renditje. Liqenorët shënuan të parët me Manellarin në pjesën e dytë, por u barazuan nga miqtë, pas një penalltie të goditur saktë nga Hebaj. Gjithsesi, Pogradeci arriti të kalonte sërish në avantazh në minutën e 74-t me Liçkollarin. Ajo që ra më tepër në sy ishte loja teknike e të dyja skuadrave.
Pëllumb Starova

“Shpërthen” Partizani
PARTIZANI – KUKËSI 7-1
GOLAT: Barjami 19′, Balili 23′, Bregu 39′, Vllacaj 47′, Gjoshi 62′, Lika 74′, 75’/ Demhasa 3′
PARTIZANI: Selmani, Orhanasi, Qesari, Myftari, Rami, Taipi, Bregu, Barjami, Lika, Mersini, Balili. (U aktivizuan: Vllacaj, Hasanaj, Çekaj, Gjoshi, Shehu). Trajner: N.Çoçlli
KUKËSI: Batusha, Lleshi, Germezi, Matmuja, Haxhiu, Domi, Demhasa, Dida, Petku, Elezaj, G.Mici. (U aktivizuan: Duraku, Jonuzi, Muslia, F.Mici). Trajner: A.Belaj
GJYQTARË: L.Ziu, E.Mustafaj, J.Gjata (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Orhanasi, Lika/ Lleshi

Partizani i ka shkaktuar një tërmet “7-ballësh” Kukësit. Edhe pse veriorët shënuan të parët me Demhasën, nuk arritën ta mbronin këtë rezultat, duke u turpëruar nga të kuqtë, që shënuan plot shtatë gola në portën e Batushës. Barjami, Balili, Bregu, Vllacaj, Gjoshi shënuan nga një gol, ndërsa Lika realizoi dy herë në fund, duke vulosur fitoren e thellë të Partizanit të Çoçllit.
Erjon Hamitaj

Në Korçë nuk ka fitues
SKËNDERBEU – TEUTA 0-0
SKËNDERBEU: Dramolli, Fejzolli, Menko, Isa, Zyber, Shabanllari, Make, Tona, Lika, Gjançi, Kote. (U aktivizuan: Osmani, Qeleshi, Myrteza). Trajner: G.Liçi
TEUTA: Vata, Lila, Mitralozi, Hajdini, Kalemi, Hoxha, Ndraxhi, Vica, Trimi, Hyka, Gripshi. (U aktivizuan: Mara, Pistolja, Përkeqi). Trajner; G.Begeja
GJYQTARË: A.Mema, E.Demiraj, A.Doçe (Pogradec)
KARTONË TË VERDHË: Menko 35’/ Ndraxhi 40′, Pistolja 75′

Mbyllet pa fitues sfida mes Skënderbeut dhe Teutës për paratërinj, në një takim që ka dhuruar shumë, përveç golit që mungoi për të dyja ekipet. Skënderbeu është kërkues që në fillim, saqë i afrohet golit me Gjançin dhe më pas me Koten, por pa rezultat. Edhe miqtë reagojnë me anë të Hykës, por që nuk arrin të shënojë. Gjithçka në Korçë mbyllet me rrjeta të paprekura.
Llazi Saro

Laçi, poker Dinamos
LAÇI – DINAMO 4-3
GOLAT: Baboçi 9′, 57′, Bushpepa 23′, Lika 50’/ Mersini 34′, Abazaj 63′, 70′
LAÇI: Halili, Gjoni, Mërdhoqi, Bushpepa, Doçi, Baboçi, K.Lika, R.Lika, Balozi, Yzeiraj, A.Lika. (U aktivizuan: Stojani, Kashnjeti, Beqiri). Trajner: N.Tarazhi
DINAMO: Demollari, Pojaku, Mulaj, Kalemi, Bala, Dreni, Qato, Simo, Gjuzi, Mersini, Nazari. (U aktivizuan: Sterkaj, Abazaj, Sina, Hasaj). Trajner: Xh.Lloshi
GJYQTARË: D.Gërmusha, I.Myrtja, K.Shemo (Shkodër)
KARTON I VERDHË: Abazaj

Kurbinasit e drejtuar nga Ndue Tarazhi kanë arritur të marrin fitoren e parë për këtë sezon, pasi kanë mundur blutë e Dinamos me rezultatin 4-3. Laçi kaloi në avantazh të dyfishtë me anë të Baboçit e Bushpepës, ndërkohë që miqtë kundërpërgjigjen me anë Mersinit që shkurton në 2-1. Më pas është Baboçi dhe Lika që realizojnë, ndërsa dygolëshi i Abazajt për Dinamon nuk vlejti.
Vladimir Prenga

Shkumbini merr 3 pikë
SHKUMBINI – ALBPETROLI 2-1
GOLAT: Lluca 30′, Elezi 38’/ Mehmeti 80′
SHKUMBINI: Zeka, Ballhysa, Elezi, Sulkja, Jashari, Kosta, Gjevori, Qejvani, Xho.Lluca, Çela, Saja. (U aktivizuan: Kateshi, Xhu.Lluca, Koni). Trajner: Ç.Saja
ALBPETROLI: Gjikondaj, Ferko, Mehmetaj, Lapshi, Luzi, Lakrori, Asimetaj, Hyka, Mehmeti, Saliaj, Zyka. (U aktivizuan: Fasko, Bakiu, Sulaj). Trajner: E.Yzeiraj
GJYQTARË: B.Qato, R.Mersinasi, A.Vila (Durrës)

Skuadra e paratërinjve peqinas ka arritur të fitojë në përballjen e parë sezonale ndaj Albpetrolit. Pjesa e parë ka qenë mjaft e mirë për vendësit, që kanë realizuar dy gola me anë të Llucës dhe Elezit, duke e mbyllur në avantazh 2-0 këtë fraksion. Në pjesën e dytë miqtë nga Patosi janë munduar të ndryshojnë rrjedhën e takimit, por kanë realizuar vetëm një gol në fund.
Fatmir Ahmeti

Besa zhyt fierakët
BESA – APOLONIA 3-0
GOLAT: Cara 11′, Çela 59′, Sula 66′
BESA: Dajsinani, Sula, Shaba, Cara, Uku, Brahimaj, Çela, Efica, Bizhdili, Hoxha, Metolli. (U aktivizuan: Deliu, Hasalliu, Gjuzi, Berberi, Leçini). Trajner: I.Duro
APOLONIA: Balo, Liza, Hëna, Berisha, Kr.Mehmeti, Troka, Velo, Sula, Haxhiraj, Çela, Kl.Mehmetaj. (U aktivizuan: Zeqo, Gashi, Hysi, Malokaj). Trajner: O.Çuko
GJYQTARË: R.Zenelaj, S.Met’hoxha, L.Prifti (Lushnjë)
KARTONË TË VERDHË: Uku, Bizhdili

Besa ka triumfuar ndaj Apolonisë me rezultatin e pastër 3-0, duke zhytur në fund fierakët. Mjaft e ekuilibruar ka qenë pjesa e parë, pavarësisht se Besa shënoi shpejt me Carën. Miqtë u kundërpërgjigjën dhe në limitin e kësaj pjese goditën dy herë shtyllën. Gjithsesi, verdhezinjtë e vegjël dominuan më pas dhe shënuan golin e dytë me Çelën. Fitoren e vulosi goli i Sulës.
Feriz Ferizaj

Mjafton goli i Ajdinit
SHKËNDIJA E DURRËSIT – FLAMURTARI 1-0
GOLAT: Ajdini 18′
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Xhakolli, Mustafai, Shala, Cërriku, Uka, Pepkolaj, Kutolli, Frroku, Ajdini, Shytermja. Trajner: E.Furrxhi
FLAMURTARI: Sali, Demiraj, Hajdini, Myslimi, Dule, Delia, Shkurti, Shehu, Muça, Sino, Shpushi. Trajner: G.Mezani
GJYQTARË: I.Ujka, J.Hushi, G.Vogli (Fushë-Krujë)
KARTONË TË VERDHË: Shytermja, Pepkolaj/ Sino, Hajdini

Pas fitores një javë më parë ndaj Besës vendëse, 17-vjeçarët e Shkëndijës së Durrësit mposhtën dje në shtëpi 1-0 Flamurtarin. Loja e ekuilibruar e startit merr fund në minutën e 18-të, kur Ajdini kalon vendësit në avantazh. Me shifrat 1-0 mbyllet edhe pjesa e parë. Në të dytën ekipet kanë raste të mira për shënim, por rezultati mbetet i ndryshuar. Shkëndija e meritoi fitoren.
Roland Gjini

Butrinti e nis mbarë
BUTRINTI – TOMORI 3-2
GOLAT: Koçia 15′, Pashuni 28′, 37’/ Shinko 42′, Drobo 62′
BUTRINTI: Zani, Çipa, Gurma, Piro (Muçaj 64′), Hoxha (Mema 69′), Meta, Kumi (Çakalli 54′), Koçia, Pashuni, Hoxha (Piro 58′), Zotaj (Konomi 74′). Trajner: L.Risti
TOMORI: Ceza, Koroni, Sherifi, Xherimaja, Myrtaj, Haidinai (Papa 66′), Drobo, Shinko, Hoxha (Ferra 32′), Ramadani (Arapi 75′), Dragoti. Trajner: S.Dule
GJYQTARË: G.Nora, K. Hoxha, M.Bejko (Gjirokastër)
KARTONË TË VERDHË: Çipa 26’/ Myrtaj 28′

Në startin e kampionatit përballë beratasve, Butrinti nuk stonon, por siguron tri pikët e para. Sarandjotët do të shënojnë tri herë në harkun e 40 minutave me anë të Koçiajt dhe dy herë Pashunit. Miqtë realizojnë në fund të pjesës së parë me anë të Shinkos. Në pjesën e dytë beratasit shënojnë edhe një gol tjetër me anë të Drobos, por deri në fund rezultati nuk ndryshon.
Gerald Bregu

Burreli shokon Lezhën
BESËLIDHJA – BURRELI 2-5
GOLAT: Hila 19′, 75’/ Cenameti 21′, 50′, 71′, Pasha 31′ (11-m), Stafhasani 45′
BESËLIDHJA: Prendi, Lusha, Kaçaçi, E.Prendi, Gazulli, Kasneci, Luka, Gega, Hila, Malaj, K.Prendi. (U aktivizuan: Shyti, Elezi, G.Gega). Trajner: O.Gjurashi.
BURRELI: Koca, Beqiri, Milkurti, Dervishi, Pasha, Boça, Hasa, Stafhasani, Gjonaj, Cevani, Cenameti. (U aktivizuan dhe Tusha dhe Brahasani). Trainer. V.Gjonaj
GJYQTARË: K.Prenga, E.Çuni, A.Kadiu (Laç)

Paratërinjtë e Besëlidhjes u mundën që në start të kampionatit nga Burreli, me rezultatin e thellë 2-5. Loja ka filluar e qetë, por shumë shpejt miqtë krijojë epërsi. Cenameti ka qenë protagonist absolut i takimit, pasi arriti të shënonte tre gola. Edhe pjesa e dytë u kontrollua nga Burreli, teksa Stafhasani vulosi fitoren. Për Besëlidhjen shënoi dy herë Hila.
Preng Gjikola

Vllaznimi, superdebutim
VLLAZNIMI – SKAMPINI 3-0
GOLAT: Kraja 47′, Behluli 65′ (11-m), Dallnezi 71′
VLLAZNIMI: Hila, Ura (Piroviç 56′), Kakini, Lugjaj, Gerdani, Malishta (Dallnezi 41′, Bajraku 75′), Kraja, Malësia (Bilali 65′), Behluli, Dibra, Mema (Marku 62′). Trajner: A.Xhahysa
SKAMPINI: Qosja, Haxhija, Halili, Sharra, Koçi (Tafa 56′), Hushi, Leskaj, Hoxholli (File 62′), Xhafa, Balla, Çopja (Qosja 66′). Trajner: F.Bilali
GJYQTARË: E.Gjoka, A.Pici, B.Pjetrushi (Lezhë)

Vllaznimi ka debutuar me fitore në kampionatin e paratërinjve për Kategorinë e Parë. Skuadra e drejtuar nga Altin Xhahysa ka mposhtur 3-0 Skampinin. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar dhe ka përfunduar pa gola. Në 45 minutat e dyta vendësit dominuan në lojë, duke shënuar tri herë me anë të Krajës, Behlulit dhe Dallnezit. Skampini u mundua të reagonte, por nuk shënoi gol.
Admir Uruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"