Talenti i PSG-së përfundimisht te Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2013 | 11:23

Talenti i PSG-së përfundimisht te Shqipëria

krasniqi4Futbollisti shqiptar që luan tek të rinjtë e skuadrës franceze PSG, Ardian Krasniqi, i ka thënë “po” ftesës së Federatës Shqiptare të Futbollit për të marrë pjesë në kampin e përzgjedhjes së talenteve që kjo e fundit pritet ta zhvillojë në Zvicër në datat 31.03.2013 dhe 01.04.2013. Duke folur për portalin sportiv ‘asport’, 16-vjeçari me origjinë nga Gjakova ka thënë se në fundjavë do të udhëtojë për në Zvicër. “Jam i kënaqur që më është dhënë rasti të shpalos aftësitë e mia, shpresoj që ta shpaguaj ftesën që më është bërë” – ka thënë Krasniqi. Ai ishte thirrur edhe më herët nga trajneri i Kombëtares U-17, Xhemal Mustedanagiç, por nuk u lejua nga klubi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"