Tahiri kap shansin, gol në të parën si titullar te Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2024 | 18:08

Tahiri kap shansin, gol në të parën si titullar te Dinamo

Ardit Tahiri shënoi golin e parë me fanellën e Dinamos në ndeshjen e parë si titullar. Pas paraqitjes së mirë që bëri me Teutën, ku luajti gjithë pjesën e dytë, sulmuesi kosovar fitoi të drejtën për të qenë titullar në Kukës, në mungesë të Kaçorrit.

ardit tahiri

Dhe ai e bëri detyrën e tij, duke shënuar me kokë golin e barazimit vetëm pak minuta pasi blutë ishin ndëshkuar. Futbollisti 21- vjeçar, i ardhur te Dinamo në merkaton e dimrit, ka pasur shumë pak hapësirë gjatë këtyre muajve. Në total Tahiri numëron 168 minuta në 5 ndeshje. Pjesa më e madhe e këtij minutazhi lidhet me ndeshjen e Kukësit dhe atë kundër Teutës, në të tjerat ka qenë në fushë shumë pak. Gjithsesi, blutë duket se kanë fituar një element që mund t’u shërbejë në këtë pikë mjaft delikate të sezonit.

Ndoshta edhe kundër Erzenit Tahiri mund ta nisë titullar, nëse Kaçorri nuk do të jetë rikuperuar plotësisht. Sulmuesi erdhi te blutë nga Drita si një nga përforcimet e merkatos së dimrit. Tashmë ka dhënë sinjalin e parë dhe pritet që në vazhdim të kampionatit të merret më shumë në konsideratë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"