“Super investim”, Kasano sulmon Inzagin: Nuk mund të jetë trajner i Interit, Asllanin nuk e sheh fare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2023 | 22:22

“Super investim”, Kasano sulmon Inzagin: Nuk mund të jetë trajner i Interit, Asllanin nuk e sheh fare

Antonio Kasano ka kritikuar Simone Inzagin në lidhje me eksperiencën e tij në krye të stolit të Interit, duke e konsideruar një trajner që nuk mund të jetë aty. Ish-sulmuesi shprehet se Inzagi nuk është trajner duke shtuar edhe faktin se mban në stol Asllanin, pa i dhënë hapësirë.

kasano

“Duhet të themi se Inzagi e la të lirë Sanncezin dhe e largoi e tani e ka rikthyer. Interi bëri një investim super të rëndësishëm te Asllani, dy ndeshje dhe zero minuta ndërsa vitin e kaluar luajtën vetëm dy lojtarë dhe Inzagi nuk e sheh.

Dhe duhet thënë se Inzagi ka shtyrë për të nënshkruar me Lukakun dhe jo Dibalan vitin e kaluar. Ka diçka që më shpëtoi: vazhdoj ta them pas dy ndeshjeve të para të mrekullueshme se Inzagi nuk është trajner i Interit dhe nuk është përmirësuar, më mërzit mua sepse bën gjithmonë ndryshimet e zakonshme”, u shpreh Kasano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"