Sulmuesi Raza: “Luftë” deri në fund, Vora nuk dorëzohet për ngjitjen në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2024 | 22:47

Sulmuesi Raza: “Luftë” deri në fund, Vora nuk dorëzohet për ngjitjen në Superiore

Skuadra e Vorës ka nisur përgatitjet për ndeshjen me Lushnjën. Kryeqytetasit janë përballur dy herë këtë sezon kundër lushnjarëve dhe ndeshja e fazës së parë e luajtur në Vorë, u mbyll në barazim 2-2. Në fazën e dytë u mund me shifrat 2-1.

vora

Lidhur me këtë takim dhe përgatitjet e Vorës, për “Panorama Sport” është prononcuar sulmuesi Redon Raza. “Duelin me Lushnjën e kemi vlerësuar maksimalisht, pasi synojmë gjithmonë të jemi gati kundër çdo rivali të mundshëm, qoftë edhe në transfertë. Në çdo ndeshje Vora futet në fushë për të marrë pikët maksimale dhe për të bërë lojë të mirë.

Jemi në një pikë të sezonit, kur bëhen llogaritë e gjithsecilit. Duke qenë se shpresat për t’u ngjitur direkt po veniten, ne do të bëjmë gjithçka deri në fund. Skuadra jonë do të japë maksimumin edhe në fazën “play-off”. Përballja me lushnjarët është e vështirë, ndoshta edhe më të vështirë e bën forma e mirë që po kalon kundërshtari ynë i radhës”, përfundoi 26-vjeçari.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"