Strakosha, Bajrami dhe Gjimshiti në “podium”/ Ja notat e Kombëtares sipas “Sofa Score”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 23:52

Strakosha, Bajrami dhe Gjimshiti në “podium”/ Ja notat e Kombëtares sipas “Sofa Score”

Shqipëria zhvilloi një paraqitje dinjitoze ndaj Suedisë, edhe pse u mposht me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë e Silvinjos krijuan volum të kënaqshëm loje, por në disa momente ishin dhe të pafat.  

kOMBETARJA

Një skuadër e kujdesshme në mbrojtje, që mbyllte mirë hapësirat e kundërshtarit dhe dilte me shpejtësi me Armando Brojën, që i vetëm mbajt lart skuadrën dhe peshën e sulmit, duke u shndërruar në një rrezik konstant për mbrojtjen suedeze. 

Ishte pikërisht Broja që ndezi entuziazmin e kuqezinjve me një shpërthim karakteristik, që u ndal me faull në zonë, por këtë herë nuk ka VAR dhe arbitri nuk e pa të arsyeshme të vërshëllente penallti për kuqezinjtë. 

Gjithsesi një gol në minutën e 62-të, i shënuar nga Nilson, i dhuroi fitoren vendasve. Për sa i përket vlerësimeve, lojtari me notën më të lartë sipas “Sofa Score” rezulton Tomas Strakosha, teksa në podium gjithashtu janë ngjitur edhe Bajrami dhe Gjimshiti. Për sa i përket lojtarëve më pak të vlerësuar ata janë Cikalleshi, Muçi dhe Balliu! Gjithmonë sipas “Sofa Score”.  

sofa notat

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"