Stoli i Shqipërisë, në Itali zbulojnë se kush mund ta zëvendësojë Edi Rejën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2022 | 0:01

Stoli i Shqipërisë, në Itali zbulojnë se kush mund ta zëvendësojë Edi Rejën

Aventura e trajnerit Edoardo Reja në krye të kombëtares shqiptare duket se do të marrë fund pas përfundimit të kontratës me kuqezinjtë.

reja

Sipas “Sport Italia” raportohet se tekniku më i ri i kombëtares shqiptare do të jetë Xhixhi Di Biaxhio. Sipas burimit në fjalë, thuhet se Federata Shqiptare e Futbollit është afër marrëveshjes me ish-teknikun e U21 të Italisë.

Kontaktet vazhdonin prej javësh, por tani duket se gjithçka po ecën në rrugën e duhur dhe me shumë gjasa Di Biaxhio mund të zbarkojë për të marrë në dorë frenat e kuqezinjve.

Ndër të tjera, “Sport Italia” raporton se ai mund të jetë në pankinën e kuqezinjve në miqësoren me Italinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"