Stoli i PSG-së kthehet në telenovelë, kampionët nisin bisedimet me trajnerin që theu rekordin e çuditshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2023 | 17:41

Stoli i PSG-së kthehet në telenovelë, kampionët nisin bisedimet me trajnerin që theu rekordin e çuditshëm

PSG është në kërkim të një trajneri. Pas shkarkimit të Kristofe Galtie, parisienët nisën bisedime me Zidan dhe Nagelsman por me asnjërin prej tyre nuk arriti që të kishte një firmë mbi kontratë. Së fundmi, në Francë ka dalë në skenë një tjetër emër.

arteta guardiola

PSG ka nisur bisedimet me teknikun Mikel Arteta i cili është në krye të stolit të Arsenalit. Paraqitjet e “topçinjve” këtë sezon, kanë qenë pozitive duke rivalizuar për titullin kampion me Mançester Sitin deri në fund të sezonit e kjo ka bërë që parisienët të nisin bisedimet.

Kontrata e Artetës përfundon vitin tjetër, ndërkohë që drejtori sportiv, Luis Kampos duket se ka kërkuar informacione për të ditur klauzolat e një largimi të mundshëm. Arteta me Arsenalin theu edhe një rekord të çuditshëm, duke u bërë skuadra që kryeson kampionatin për kohën më të gjatë dhe në fund duke mos u shpallur kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"