Stavri Nica: Tani veshët te gabimet e të tjerëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2017 | 18:40

Stavri Nica: Tani veshët te gabimet e të tjerëve

Trajneri i Laçit, Stavri Nica ka folur pas fitores së sotme ndaj Vllaznisë për mikrofonin e “Supersport” duke theksuar se skuadra e tij është duke kaluar një moment mjaft të suksesshëm por pavarësisht kësaj, ai ka deklaruar se duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë pasi e presin dhe dy “finale” tepër të vështira.

nica

Për fitoren e sotme

“Të ulim kokën dhe të mbajmë këtë ritëm, megjithëse veshët i kemi tek ndonjë gabim që mund të bëjnë të tjerët. Ndeshjet i kemi shumë të vështira deri në fund.”

Për sfidën e radhës ndaj Flamurtarit

“Sigurisht në Vlorë do bëjmë maksimumin, do shkojmë me këmbë në tokë për të marrë qoftë dhe një pikë. Flamurtari ka lojtarë shumë të ‘hidhur’ dhe mendoj që do jetë ndeshje e vështirë. Do mundohemi të jemi të kujdesshëm dhe me këmbë ne tokë.”

Traineri i Lacit Stavri Nica, gjate ndeshjes se futbollit, Kastrioti-Laci, 1-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin e qytetit te Krujes.

Llogaritë e mbijetesën

“Me një barazim dhe një fitore brenda mendoj se jemi të shpëtuar, megjithatë duhet entuziazëm në skuadër, duhet mbështetje maksimale nga tifozëria. Mund të luash bukur por futbolli është i tillë që edhe të ndëshkon.

Mund ta them që në disa ndeshje ne na ka ndihmuar edhe fati. Skuadra është shumë e disiplinuar dhe e bindur. Ne shpresojmë që do t’ia dalim. Me kaq pak kohë sa kam do mundohem të jap maksimumin tim që dhe skuadra të më përgjigjet.”

Për gjendjen fizike të skuadrës

“Shpresojmë të ruajmë gjendjen e mirë, se për të riparuar fizikisht tani nuk ka kohë. Është një pikëpyetje që ngelet për tu parë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"