Statistikat/ Hazard mahnit madrilenët, kalimi te Reali erdhi në kulmin e karrierës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2019 | 18:54

Statistikat/ Hazard mahnit madrilenët, kalimi te Reali erdhi në kulmin e karrierës

A duhet të transferohej më parë Hazard te Reali i Madridit? A bëri mirë skuadra spanjolle që e bleu mesfushorin belg në këtë merkato? Sigurisht që këto pyetje do të marrin përgjigje në fundin e sezonit që do të luhet, por për momentin shifrat e konfirmojnë diçka të tillë. Statistikat thonë se Florentino Perez nuk e ka transferuar Eden Hazardin, as herët dhe as vonë.

Real Madrid Unveil Eden Hazard

E ka transferuar në kohën e duhur. Belgu ishte i pari në listën e dëshirave për Realin e Madridit dhe erdhi në “Bernabeu” në momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij. Duket se tani ka arritur kulmin dhe numrat tregojnë se ka zhvilluar kampionatin më të mirë në aspektin personal në Premier Ligë.

Perez e shndërroi atë në lojtarin më të shtrenjtë të historisë së Realit të Madridit dhe nga Londra po vjen një lojtar me shifrat më të mira në aspektin e golave (16 ashtu si në sezonin 2016-2017) dhe asisteve (15 në një sezon të vetëm në Premier Ligë). Shuma e të dyjave është 31, që do të thotë se belgu ka marrë pjesë në 31 gola. Ka arritur në një pikë që më parë nuk e kishte provuar kurrë.

Hazard55

TOP 5- Nga viti 2012 deri në vitin 2019, Eden Hazard u aktivizua te Çelsi dhe falë performancave të tij u shndërrua në një nga 5 lojtarët që ka marrë pjesë në më shumë gola në formatin Premier League që nga sezoni 1992. Roli i tij i preferuar është mesfushor i majtë, por me depërtimet nga qendra bëhet gjithmonë i rrezikshëm dhe ndihmon skuadrën që të shënojë gola. Eden Hazard ishte një kërcënim konstant në sezonin 2018-2019 për të gjitha mbrojtjet dhe skuadrat që i dilnin përballë.

Në total, ai arriti të krijonte 98 raste të rrezikshme për gol, duke regjistruar shifrën e dytë më të mirë që nga sezoni 2014- 2015 ku arriti 100 raste të rrezikshme. 28-vjeçari ishte një pikë e rëndësishme e formacionit të Sarrit dhe thuajse i pazëvendësueshëm. Në driblime nuk kishte të krahasuar me asnjë tjetër dhe kjo gjë ndikoi për të qenë lojtari që pësoi më shumë faulle këtë sezon në Premier Ligë.

Asnjë lojtar tjetër nuk u “godit” më shumë sesa Hazard, ndaj të cilit u fërshëllyen 104 faulle. Kjo do të thotë se mbrojtësit e kampionatit anglez kanë marrë frymë lirisht dhe janë lumturuar kur panë se Reali i Madridit zyrtarizoi transferimin e Hazardit për 100 milionë euro dhe 30 të tjera në formë bonusesh.

Statistikat

Kjo është pika më e lartë e maturisë së tij, në të gjitha aspektet. Flasim për aspektin sportiv, sepse në atë individual ai nuk ka qenë kurrë problematik. Askush nuk bëri më shumë goditje në portë në sezonin që lamë pas në kampionatin anglez. Hazard bëri 138 tentativa. Ta mendosh që të gjitha këto statistika dhe shifra do të transferohen në Madrid. Zidan do të jetë shumë i lumtur, por edhe Florentino Perez. Ai është “galaktiku” i ri i Madridit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"