Statistikat e duelit Laçi-Iskra/ Dominim i kurbinasve, miqtë nuk regjistruan asnjë gjuajtje në kuadrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2022 | 22:11

Statistikat e duelit Laçi-Iskra/ Dominim i kurbinasve, miqtë nuk regjistruan asnjë gjuajtje në kuadrat

Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj malazezëve të Iskrës, në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”, të vlefshme për raundin e parë të Ligës së Konferencës.

bandicam 2022-07-07 21-44-33-403

Pavarësisht se kurbinasit e Duros, diktuan ritmin e thuajse gjithë takimit, nuk arritën të zhbllokonin dot këtë përballje. Majde në pjesën e dytë skuadrës shqiptare iu mohua dhe një penallti nga gjyqtari luksemburgas.

Për sa i përket statistikave, përqindja e topit ishte 58 me 42 për Laçin. Bardhezinjtë regjistruan 9 gjuajtje në total, nga të cilat 3 shkuan në kuadrat, ndërkohë në krahun tjetër, Istra nuk regjistroi asnjë gjuajtje në portë.

Laci statistikat

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"