Spostimi i derbit të kryeqytetit në Elbasan irriton tifozët e Partizanit: Klubi nuk bën transparencë! Specialistët e barit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2022 | 14:43

Spostimi i derbit të kryeqytetit në Elbasan irriton tifozët e Partizanit: Klubi nuk bën transparencë! Specialistët e barit…

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në orën 19:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, për shkak se në “Selman Stërmasi” sipas klubit të kuq terreni i fushës nuk ka qenë në nivelet e duhura.

GUERRILS

Së fundmi ka reaguar me një postim tifogrupi i Partizanit, “Ultras Guerrils” në profilin e tyre të rrjetit social “Facebook” duke ironizuar drejtuesit si një repart të specialistëve të barit duke e spostuar ndeshjen derbi nga kryeqyteti në Elbasan.

POSTIMI I “ULTRAS GUERRILS” –

“Reparti i specialistëve të barit në  klubin Partizani, paska vendosur të çojë derbin në Elbasan, me pretendimin se nuk bën bari në Tiranë. Së paku kështu njoftohet nga gazeta më e madhe ne vend.

A ka mundësi që klubi Partizani të bëjë transparencë dhe të lajmërojë në mënyrë zyrtare se ku do të zhvillohet derbi?”

gue

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

ZYRTARE/ Vendoset gjithçka! Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana do të luhet në…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"