Spanjollët japin lajmin e bujshëm: Reali po mendon kthimin e Zinedin Zidan… për shkak të Mbape

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2023 | 19:04

Spanjollët japin lajmin e bujshëm: Reali po mendon kthimin e Zinedin Zidan… për shkak të Mbape

Real Madrid po mendon strategjinë e të ardhmes së klubit. Të ardhmes pa Ançelotin, i cili ka edhe një vit kontratë me “los blancos”. Por njëkohësisht të ardhmen edhe sa i përket përbërjes së skuadrës, teksa synohet që të afrohet Kilian Mbape. Kjo ka bërë që në Madrid të kthejnë përsëri sytë nga Zinedin Zidan.

zidan

Francezi ka bërë emër te klubi madrilen, fillimisht si lojtar, e më pas si trajner, duke nisur një cikël spektakolar të kurorëzuar me suksese të njëpasnjëshme në Ligën e Kampioneve. Ai përjetoi edhe një etapë të dytë në klub duke e kthyer te fitorja në La Liga. Por këtë herë, Florentino Perez nuk e sheh Zidan si një emër për pankinën, pasi vështirë se ai do të pranojë që të kthehet kaq shpejt në një periudhë të shkurtër pa provuar një tjetër eksperiencë në drejtimin e një skuadre.

Sipas ”AS”, Perez mendon që ta përfshijë Zidan në stafin teknik të klubit, si drejtor sportiv apo konsulent për merkaton, derisa ia të ulet në një pankinë tjetër, Ndonëse për një kohë të shkurtër, Zidan mund ta ndihmojë për të realizuar ëndrrën që ka presidenti, për të firmosur me Kilian Mbape këtë verë pa të ardhshmen.

Dihet që sulmuesi aktual i PSG-së sheh Zidan si një nga idhujt e tij të fëmijërisë ndaj përfshirja e tij në bisedimet për transferimin te Real Madrid, mund ta bëjë më të lehtë kalimin e sulmuesit në Spanjë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"