“Skuadra tregoi karakter dhe e ktheu ndeshjen”, Bejzade: Pësojmë gola nga hiçi, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 16:13

“Skuadra tregoi karakter dhe e ktheu ndeshjen”, Bejzade: Pësojmë gola nga hiçi, por…

Erzeni arriti një fitore të madhe përballë Kukësit me përmbysje në takimin e javës së 25-të të Superiores. Trajneri i shijakasve, Skerdi Bejzade u shpreh i lumtur për karakterin që lojtarët e tij treguan në fushë.

bandicam 2024-02-25 16-07-41-041

“Për ne ishte një finale, duke parë dhe ecurinë e tabelës. U dinte që Kukësi do provonte në të gjitha mënyrat për të fituar ndeshjen. Pësuam një gol pas një pakujdesie të çastit, por skuadra tregoi karakter dhe e ktheu ndeshjen në favorin tonë.

Ekipi ka nevojë për pikë, për vazhdimësi. Por kur fiton një ndeshje pas tjetrës dhe gabimet minimizohen.

Ne pësojmë gola nga hiçi. Nuk duhet të pësojmë gola shpejt. Pastaj për sulm i dimë mundësitë tona. Kështu e kam parë të arsyeshme dhe është më e mira për t’i marrë maksimumin lojtarëve.

Nuk diskutohet që çdo ndeshje është si finale. Unë e kam pasur pak të lehtë duke parë që Deliallisi është ende në stafin tonë. ka qenë më e lehtë në njohjen e lojtarëve dhe mentalitetin. Për ekipin është e rëndësishme të kemi vazhdimësinë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu me rezultate pozitive”, tha Bejzade për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"