Skënderbeu jep sinjale të rëndësishme në miqësore, mund Flamurtarin në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2023 | 21:25

Skënderbeu jep sinjale të rëndësishme në miqësore, mund Flamurtarin në Korçë

Skënderbeu ka vazhduar përgatitjet për nisjen e sezonit të ri në Superiore me një tjetër miqësore të zhvilluar në Korçë. Ekipi i Gvozdenoviç është përballur me Flamurtarin, në një sfidë të cilën e ka fituar me shifrat 2-0.

skenderbeu flamurtari

Korçarët, më përpara në përgatitjet e tyre dhe me të konsoliduar duke pasur parasysh edhe përbërjen e sezonit të kaluar, kanë dominuar sidomos në pjesën e parë të duelit, ku kanë gjetur dy herë rrugën e rrjetës.

Ishte Juri ai i cili u dha avantazhin në minutën e 15, ndërsa Rashica, gjithnjë e më shumë protagonist në lojën ofensive të ekipit korçar, dyfishoi shifrat në minutën e 28. Rezultati nuk ndryshoi deri në fundin e sfidës, teksa të dy trajnerët shfrytëzuan mundësinë për të hedhur në fushë thuajse të gjithë elementët që kanë në dispozicion për të parë gjendjen e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"