Skandali i Barcelonës, reagon ish-presidenti Bartomeu: Pse habiteni?! Kjo ka ndodhur që nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2023 | 14:30

Skandali i Barcelonës, reagon ish-presidenti Bartomeu: Pse habiteni?! Kjo ka ndodhur që nga…

Ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, gjithashtu ka komentuar lajmin e pagesave të bëra nga Barça në llogarinë e ish-zv.presidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Enrikez Negreira.

bartomeu

Por për ish-presidentin e klubit, Bartomeu, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Për se habiteni?! Kjo gjë ka ndodhur edhe më parë. Klubi i ka pasur këto shërbime konsulence prej shumë vitesh, që nga viti 2001. Pastaj ka dhe diçka tjetër, të gjithë klubet në La Liga paguajnë për të pasur informacion mbi gjyqtarët, të gjithëve u intereson të kenë dijeni se çfarë ndodh me gjyqtarët, e kështu me radhë. Ndaj Barça duhet të jetë e qetë”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"