Shkëndija U-19 fiton titullin kampion pas 10 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2013 | 11:32

Shkëndija U-19 fiton titullin kampion pas 10 vitesh

“Poker” në Vlorë dhe fund i lumtur
FLAMURTARI – SHKËNDIJA E TIRANËS 2-4
GOLAT: Bregu 60′, 75’/ Hysenaj 15′, Marku 27′, Gavazaj 50′, Mersini 85′
FLAMURTARI: Xhekaj, Hametaj, Hasani, Zeqaj, Metaj, Fegaj, Boraku, Dhimogjoka, Bregu, Hoxha, Brozi. (U aktivizuan: Mino, Veliaj, Alikaj). Trajner: A.Nini
SHKËNDIJA E TIRANËS: Spahiu, Pere, Liçaj, Vladi, Neshaj, Gjonaj, Mersini, Gavazaj, Lapardhaja, Hysenaj. (U aktivizuan: Gjergji, Gjuta). Trajner: Sh.Kumbarçe
GJYQTARË: S.Greca, M.Qosja, E.Malo (Lushnjë)

Shkëndija e Tiranës është shpallur dje kampione e Shqipërisë për të rinj, pasi mposhti në transfertë Flamurtarin, me rezultatin 4-2. Skuadra e drejtuar nga Shpendi Kumbarçe ka zyrtarizuar titullin, duke grumbulluar 70 pikë në 30 ndeshje të këtij kampionati. Për Shkëndijën, e cila përfaqëson shkollën e futbollit “Loro Boriçi”, ky ishte një titull që vinte pas 10 vitesh. Për herë të fundit, skuadra e të rinjve kishte marrë trofe në vitin 2003, kur trajner ishte Ernest Gjoka. Dje në Vlorë kryesuesit treguan se e meritojnë plotësisht trofeun. Hysenaj, Marku, Gavazaj dhe Mersini u bënë protagonistë të golave për kampionët. Ndërkohë, në ndeshjen e djeshme vlen për t’u përmendur edhe një dëmtim i rëndë i mbrojtësit vlonjat, Hasani. Tashmë pritet që Shkëndija të zhvillojë në ditët në vijim ceremoninë e titullit kampion, që do të organizohet nga FSHF-ja.
Altin Pavllo

Teuta e mbyll me humbje
ADA – TEUTA 1-0
GOLAT: Figurina 18′
ADA: Halili, Kraja, Gjelaj, Figurina, Sufaj (Gjergji 10′), Bala (Zyla 62′), Dodaj, Zogu, Mesi, Kastrati, Kiri. Trajner: B.Bizi
TEUTA: E.Kastrati, Xhixha, Maloku, Rigo, R.Kastrati, Troplini, Rramilli (Peqini 76′), Tepshi (Koçi 62′), Shala (Delilaj 68′), Rezi, Beqja. Trajner: M.Xhai
GJYQTARË: E.Hushi, B.Ziri, G.Vogli (Fushë-Krujë)

Teuta ka humbur ndaj Adës në ndeshjen e fundit të kampionatit. Ekipit të drejtuar nga Brikeno Bizi i ka mjaftuar një gol i Figurinës në minutën e 18-të. Loja është zotëruar nga Ada, e cila ka pasur edhe raste të tjera shënimi me Kastratin dhe Kirin. Miqtë nga Durrësi kanë qenë të pafuqishëm për të përmbysur rezultatin dhe për të pretenduar deri në momentet e fundit për titullin kampion.
Admir Uruçi

Besa thyen Tiranën
BESA – TIRANA 2-1
GOLAT: Krasniqi 18′, Kullolli 59′ (11-m)/ Kacoli 42′
BESA: Kapidani, Halilaga (Muzhaqi 31′), Kullolli, Fa.Boriçi, Tahiri, Helshani, Fl.Boriçi, Lushkja, Biba, Deliu, Krasniqi. Trajner: B.Sinella
TIRANA: Çali, Cake, Kacolli, Bogdani (A.Sallaku 31′), Habibi, Tabaku, Llagami, Nino, Mjekaj, Zaja, Zaimi. Trajner: A.Kola
GJYQTARË: O.Ferhati, S.Hanaj, Xh.Gjata (Patos)

Besa ka thyer Tiranën në Kavajë, duke i bërë një mbyllje të bukur kampionatit. Edhe pse kishte shumë mungesa, ekipi verdhezi dhuroi spektakël, veçanërisht me dyshen Deliu-Krasniqi. Goli i avantazhit u shënua nga Krasniqi, ndërkohë që Tirana barazoi afër fundit të pjesës së parë me Kacolin. Në minutën e 59- të kavajasit përfituan një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Kullolli.
Feriz Ferizaj

Sala nderon bardheblutë
BESA – TIRANA 0-2
GOLAT: Sala 2′, 38′
BESA: Curri, Kullolli, Kashami, Gavardari, Gixho, Kapidani, S.Kapidani, A.Kapidani, Osmani, Rroci, Arkaxhiu. (U aktivizuan: Rrogozhina, Qerolli, Teferici). Trajner: Y.Teliti
TIRANA: Hysaliu, Myrtaj, Llagami, Kodaci, Xhepa, Haxhija, Doko, Jazaj, Halili, Lleshi, Sala. (U aktivizuan: Peçi, Kasneci, Djali). Trajner: L.Sengla
GJYQTARË: G.Velçani, S.Hanaj, Xh.Gjata (Patos)

Tirana ka fituar pastër në Kavajë, falë një dygolëshi të Salës. Trajneri i Besës, Ylli Teliti, ishte i detyruar të ndërtonte një formacion të ri. Kjo u kushtoi verdhezinjve të vegjël, teksa miqtë mund të fitonin edhe më thellë. Golat e bardhebluve u shënuan që në pjesën e parë. Pas përfundimit të këtij kampionati, Tirana e mbyll në vendin e tretë, ndërsa Besa është e 11-ta.
Feriz Ferizaj

Feston Flamurtari
FLAMURTARI – SHKËNDIJA E TIRANËS 2-0
GOLAT: Dhrami 37′, Laze 67′
FLAMURTARI: Rrapaj, Bani, Gjinaj, Velo, Hoxha, Deliaj, Livanaj, Llambro, Hysenaj, Dhrami, Laze. (U aktivizuan: Sino, Mehmeti, Zeka). Trajner: D.Sadedini
SHKËNDIJA E TIRANËS: Hoxha, Ivani, Musli, Shtinja, Kalaja, Trebicka, Brahimllari, Lani, Pupe, Lokaj, Birbili. (U aktivizuan: Mema, Drizi, Myziri). Trajner: L.Pinari
GJYQTARË: R.Zeneli, M.Qosja, E.Malo (Lushnjë)

Një ndeshje pa objektiva ka qenë ajo ndërmjet Flamurtarit dhe Shkëndijës së Tiranës, por në fund kanë fituar vlonjatët me rezultatin e pastër 2-0. Kryeqytetasit rezistuan deri në minutën e 37-të, kur golashënuesi Dhrami e kaloi në avantazh Flamurtarin. Në pjesën e dytë vlonjatët e kontrolluan lojën. Spikatën Sino dhe Livanaj, ndërsa fitoren e vulosi goli i Lazes në minutën e 67-të.
Altin Pavllo

Dinamo, gol nga tuneli
DINAMO – ELBASANI 4-0
GOLAT: Xhebrahimi 1′, Mersini 3′, Qato 75′, Basha 80′
DINAMO: Xhafa, Arbana, Jaçe, Bego, Mujollari, Mersini, Qato, Arifaj, Braçaj, Xhabrahimi, Basha. Trajner: Xh.Lloshi
ELBASANI: Dashi, Mukja, Gorica, Beqiri, Lleshanaku, Stojku, Meka, Kasa, Topuzi, Shehi, File. (U aktivizuan: Panganika, Kamberi, Karaj). Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: A.Stolaj, M.Shazivari, S.Bebja (Tiranë)
KARTON I VERDHË: Topuzi

Dinamo ka shkatërruar Elbasanin në ndeshjen e fundit. Kur nuk kishin kaluar as 10 sekonda nga nisja e lojës, Xhebrahimi shënoi për blutë. Dy minuta më pas është Mersini që i dyfishon shifrat. Në pjesën e dytë miqtë nga Elbasani bënë rezistencë, por gjithsesi afër fundit të lojës Dinamo shënoi dy gola të tjerë. Qato dhe Basha plotësuan “pokerin”. Blutë e mbyllin në vendin e 10-të.
Erjon Hamitaj

Një kupë edhe për U-13
Të premten në Kamzë u zhvillua finalja e kupës për zonën e Tiranës për U-13. Në sfidën mes Tiranës dhe Dinamos, bardheblutë ishin ekipi që fituan trofeun. Ka qenë një ndeshje emocionuese, e cila u vendos vetëm në minutat e fundit me golin e shënuar nga Kliton Peti. Pavarësisht emocioneve që kishin fëmijët 13- vjeçarë, niveli i lartë i lojës ishte për t’u marrë në konsideratë. Rrjetat mbetën të paprekura, derisa erdhi goditja e Petit, pikërisht një minutë para se të përfundonte takimi, duke shmangur kështu penalltitë. Tirana, e cila drejtohet nga Irfan Bujari, ka në përbërje futbollistë premtues si Kodra, Toro, Imeraj, Isha, Nurrja, Muca, Tabaku, Bakaj, Hajdraj, Kliton dhe Hysenri Peti. Nga ana tjetër, Dinamo tregoi një nivel të lartë, në sajë të paraqitjes së Blakcorit, Selimi, Selenicës e Çelës.

Çela pret kampionët
Presidenti i Vllaznisë, Agron Çela, ka pritur dje në “Grand Hotel Europa” ekipin kampion të 17-vjeçarëve të Vllaznisë. Kreu i klubit e ka falënderuar stafin teknik, lojtarët dhe prindërit e tyre, të cilët kanë kontribuar në këtë trofe të tretë radhazi të Vllaznisë U- 17. Çela ka premtuar se baza e Vllaznisë për të ardhmen do të jenë pikërisht të rinjtë e dalë nga akademia e klubit. Ndërkohë, të rinjtë shkodranë kanë provuar në këtë fundsezoni që të jenë pjesë e ekipit të parë. Nisur edhe nga kjo, presidenti u ka bërë të ditur dje lojtarëve 17-vjeçarë që të vijojnë punën dhe të jenë gati për të kontribuar për Vllazninë. Kujtojmë që dy ditë më parë shkodranët e vegjël festuan titullin kampion, teksa e mbyllën sezonin me 74 pikë në 30 ndeshje.
A.Uruçi

Pogradeci fiton derbin
POGRADECI – SKËNDERBEU 4-0
GOLAT: Manellari 8′, 12′, Kelo 21′, Balli 34′
POGRADECI: Baçi, Hidri, Berberi, Yzellari, Lena, Blacëri, Balli, Liçkollari, Manellari, Laraku, Kelo. (U aktivizuan: Molla, Hila, Muça). Trajner: F.Fetollari
SKËNDERBEU: Harti, Zyfo, Kaxhaj, Dajko, Lika, Fezollari, Kote, Shabanllari, Hoxha, Osmani, Stermolli. Trajner: B.Vila
GJYQTARË: A.Zdrava, E.Sinanaj, E.Danaj (Elbasan)

Pogradeci ka mposhtur thellë Skënderbeun në fushën e vet. Manellari dy herë dhe Kelo e Balli nga një herë, ishin autorët e golave për liqenorët e vegjël. Gjithçka është mbyllur që në pjesën e parë, kur dhe u shënuan të katërt golat. Në pjesën e dytë Skënderbeu u mundua të reagonte, por nuk kishte forcën e duhur. Pas kësaj fitoreje, Pogradeci e mbyll sezonin në vendin e 12-të.
Pëllumb Starova

DINAMO – ELBASANI 3-2
GOLAT: Doçi 9′, Vlashi 11′, Asllani 40’/ Bërdufi 2′, Zogu 21′ (11-m)
DINAMO: Laço, Hoxha, Turtulli, Kuqi, Doçi, Milushi, Asllani, Vlashi, Matraku, Hysenaj, A.Ferhati. (U aktivizuan: Shupuli, Isufllari, Kaloshi). Trajner: D.Mehmeti
ELBASANI: Selimi, Turhani, Suvara, Dëbrova, Bylykbashi, M.Ferhati, Zogu, Bërdufi, Terziu, Kotorri, Luniku. (U aktivizuan: Kaca, Luta, Lupi). Trajner: A.Kila
GJYQTARË: K.Shkurta, E.Mustafaraj, S.Bebja (Tiranë)
Erjon Hamitaj

POGRADECI – SKËNDERBEU 4-7
GOLAT: Alillari 33′, Çollaku 69′, Laçka 78′, Abrashi 86’/ Koça 14′, 23′, Miho 34′, 63′, D.Kame 67′, Taho 73′, Muçollari 88′
POGRADECI: Ademaj, Abrashi, Hamolli, Zeqollari, Alillari, Bregu, Xhelo, Cina, Kujtimi, Çollaku, Laçka. Trajner: A.Mahmutaj
SKËNDERBEU: Mali, Kapedani, Xhafka, Taho, Ninaj, Trëndafili, Koça, Muçollari, Miho, M.Kame, D.Kame. Trajner: J.Kaçi
GJYQTARË: D.Muça, E.Sinanaj, E.Danaj (Elbasan)
Pëllumb Starova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"